Në datat 24–25 Qershor 2025, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, u zhvillua faza përzgjedhëse në fushë për lojtarët e përzgjedhur nga Shqipëria dhe Kosova në kuadër të programit ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025–2026.”
Kjo fazë është pjesë e projektit të përbashkët midis Federatës Shqiptare të Tenisit dhe I Tennis Foundation, që ka si synim identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj në tenis nëpërmjet një programi vjetor me mbështetje teknike dhe edukative.
Gjatë dy ditëve, lojtarët e përzgjedhur morën pjesë në:
Seanca trajnuese në fushë.
Prezantim të programit për prindërit dhe fëmijët.
Ndeshje vlerësuese dhe intervista individuale.
Stërvitja u drejtua nga trajnerët italianë Simone Bongiovanni, Alfredo Santacroce dhe Tommaso Garello, të cilët ndoqën nga afër çdo lojtar në aspektin teknik, fizik dhe psikologjik.
Qëllimi i kësaj faze ishte përzgjedhja përfundimtare e lojtarëve që do të bëhen pjesë e programit të bursave, duke përfituar trajnim elitar dhe pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare gjatë sezonit 2025–2026.
Emrat e lojtarëve të përzgjedhur do të shpallen ditën e diel.
Urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve në këtë etapë të rëndësishme drejt zhvillimit të tyre profesional në fushën e tenisit!