Arbër Dano mbërrin në Torino për të përfaqësuar Shqipërinë në programin ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025–2026”
Tenisti shqiptar Arbër Dano ka mbërritur dje në Torino, Itali, ku do të marrë pjesë në programin prestigjioz “Little Tennis Champions 2025–2026”, një nismë ndërkombëtare e organizuar nga I Tennis Foundation në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit. Ky program synon zhvillimin e talenteve të rinj nga Italia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova, përmes eksperiencave unike stërvitore dhe garuese në disa nga qendrat më të njohura të tenisit evropian. Nga data 13 deri më 18 Korrik, Arbër Dano do të marrë pjesë në një kamp stërvitor për përmirësim taktik në ambientet e Circolo della Stampa Sporting në Torino, nën drejtimin e disa prej trajnerëve më të njohur në skenën ndërkombëtare: Gipo Arbino – trajneri historik i Lorenzo Sonego Simone Tartarini – trajneri i Lorenzo Musettit Ky është një hap i rëndësishëm për karrierën e Arbërit. I urojmë shumë suksese në këtë aventurë dhe jemi të sigurt se do të përfaqësojë vendin me dinjitet dhe përkushtim.


