Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

NSP Open 2024 TEJT 14&U, Eric Ten dhe Alexandra Shreider shpallen fitues

Eric Ten dhe Alexandra Shreider shpallen fitues të turneut ndërkombëtar “NATIONAL SPORT PARK OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3, që u zhvillua gjatë kësaj jave në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.
Në këtë turne morën pjesë rreth 100 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Poloni, Bullgari, Britani e Madhe, Itali, Belgjikë, Turqi etj. por edhe tenistë shqiptarë si: Arbër Dano, Alex Prifti, Anjel Hoxha, Ares Ferhati, Enki Hyseni, Glora Bushati, Kaltër Qordja dhe Reisi Sukaj.
Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Eric TEN nga Suedia me rezultatin 6-2, 6-1 ndaj finalistit Ondrej KACIN nga Çekia.
Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall tenistja Alexandra SHREIDER nga Ukraina me rezultatin 6-1, 6-3 ndaj finalistes Emma NOUVIAN-HOUSSE nga Franca.
Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Ondrej KACIN dhe Tobias ZAPSKY nga Çekia me rezultatin 3-6, 6-4, 10-6 ndaj dyshes nga Italia, Leonardo BARBERO dhe Axel CREMONINI që rezultuan finalistë.
Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Hannelore DANIELS nga Belgjika dhe Marie DEPREZ nga Franca me rezultatin 6-3, 6-0 ndaj finalisteve Alexandra SHREIDER nga Ukraina dhe Vasilisa ZARECINAIA nga Moldavia.
Falenderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe i urojmë suksese në vazhdim!