Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Fituesit e turneut “Shkodra Indoor 2022” Masters

Shpallen fituesit e turneut “Shkodra Indoor 2022” për kategoritë +35 dhe +45 të zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër.
Në kategorinë +35 Meshkuj fitues u shpall Redi Dabulla dhe finalist Edi Pelinku.
Ndërsa në kategorinë +35 Femra fituese u shpall Elonia Gjata dhe finaliste Vesa Islami nga Kosova.
Në kategorinë +45 fitues rezultoi Andrian Bleta dhe finalist Aleksander Konomi.
Falenderojmë organizatorët “Shkodra Tennis Club” dhe kryegjyqtarin e turneut Alban Dani, për realizimin e këtij turneu të suksesshëm.
I urojmë suksese të tjera të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fitues!