Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Enki Hyseni Finaliste në Doubles!

Përfundoi me sukses turneut ndërkombëtar Tennis Europe “National Sport Park Open” për kategorinë U12 në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë.

Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall Nicole NAIDANOVA ndaj rumunes Jasmine Maria STROE
me rezultatin 7-6(5) 6-0.
Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Dominik KREMER pasi fitoi ndaj grekut Alexandros AVGERIS pas një dëmtimi që ky i fundit pati gjatë ndeshjes duke u tërhequr.
Në kategorinë Vajza Doubles fituese u shpall dyshja Arina SYROEZHKINA dhe Jasmine Maria STROE nga Rumania ndaj tenistes së talentuar shqiptare Enki HYSENI dhe Nicole NAIDANOVA me rezultatin 6-2, 6-2.
Në kategorinë Djem Doubles fuitues u shpallën dyshja Vladislav CHIBURAEV dhe Alastair Victor Joseph ARPUTHARAJ nga India ndaj italianit Lorenzo DI FLORIO dhe grekut Alexandros AVGERIS.

Në kategorinë Boys Singles 12 Consolation fitues u shpall fitues shqiptari Alex PRIFTI pas fitores me tenistin turk Aras YALCINKAYA me rezultat 4-2, 4-1.
Ndërsa në Kategorinë Girls Singles Consolation fituese u shpall Enki HYSENI me rezultat 1-4, 4-1, 10-5, ndaj tenistes malazeze Jana PESIC.

Suksese të mëtejshme tenistëve pjesëmarrës!