Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Enki Hyseni dhe Anjel Hoxha finaliste në Podgorica Eminent Cup U12 Tennis Europe Junior Tour

Enki Hyseni dhe Anjel Hoxha shpallen finaliste në Doubles të turneut ndërkombëtar “PODGORICA EMINENT CUP U12 – Tennis Europe Junior Tour” në Mal të Zi.
Enki HYSENI dhe Anjel HOXHA fitojnë ndaj dyshes Anja ADAMOVIC dhe Eva Angelina RADOMAN nga Mali i Zi me rezultat 6-1,6-1. Ata sigurojnë fitoren e rradhës ndaj dyshes Ieva BZHELENKO nga Estonia dhe ARIEL SULOVARI me rezultat 6-3, 6-1.
Fitorja që i siguroj dyshes së vajzave shqiptare finalen e këtij turneu ndërkombëtar “Tennis Europe” ishte ndaj britanikes Hermione KORPANEC DAVIES dhe Arina SYROEZHKINA me rezultat 5-7, 7-5, 10-5 duke kaluar në finale kundër Milana KOLESOVA dhe Daria KONOVALOVA.
Një përfaqësim tejet i arrirë i vajzava shqiptare.
Ares FERHATI fiton me rezultatin e thellë 6-0, 6-0 një ndeshje Singles nfaj kundërshtarit gjerman Adrian NEUBERT.
ARIEL SULOVARI arrin të sigurojë një fitore në Singles pas përballjes me kundërshtaren nga Estonia, Ieva BZHELENKO të cilën e mundi me rezultatin 6-4 6-4.
Ndeshje të mira realizoi edhe lojtari Alex PRIFTI, i cili ishte pjesë e ekipit kombëtar U12.
Urojmë shumë fat për të gjithë ekipin shqiptar dhe shpresojmë që të vijojnë sukseset e ekipeve shqiptare të tenisit në të gjitha kompeticionet ndërkombëtare.