Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

 Një paraqitje shumë e mirë për tenisten shqiptare Dalina Kokoshi në “World Tennis Tour Juniors – J60 Tirana Open 2026”, turneu ndërkombëtar që po zhvillohet gjatë datave 21-26 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë.
Dalina Kokoshi ka siguruar një vend në çerekfinalet e Girls Singles, duke u renditur mes tetë tenisteve më të mira të turneut.
Në raundin e parë, Dalina u përball me Reagan Stanley 🇲🇽 dhe fitoi me rezultatin 6-2, 7-5, ndërsa në raundin e dytë vijoi rrugëtimin drejt fazës çerekfinale pas fitores me rezultatin 7-6(3), 7-6(5) ndaj tenistes Lidia Filipowicz 🇵🇱.
🎾🏆 Çerekfinalja:
🇦🇱 Dalina Kokoshi – 🇨🇿Viktorie Havlikova
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Dalina Kokoshin për paraqitjen e saj deri në këtë fazë dhe i uron shumë suksese në çerekfinale!
 Suksese Dalina!

Ndaje me miq