Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Një sukses i rëndësishëm për tenisin shqiptar në arenën ndërkombëtare! Alex Prifti është shpallur kampion i turneut “Shkodra Open 2026”, aktivitet i Tennis Europe Junior Tour, U16 – Category 3, i zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër.
Alex Prifti zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer gjatë gjithë garës, duke fituar katër ndeshje në rrugëtimin drejt titullit.
Në finalen e turneut, Alex u përball me Maximilian Hajcik 🇩🇪, të cilin e mposhti pas një ndeshjeje të luftuar me rezultatin 6-4, 5-7, 6-3, duke siguruar titullin e kampionit në grupmopshën U16. Ky titull sigurohet për herë të parë nga një tenist mashkull shqiptar.
🏆 Rrugëtimi i Alex Priftit drejt fitores:
🎾 Raundi i 16-shes: Alex Prifti 🇦🇱 – Lorenzo Butigan 🇭🇷 6-3, 6-2
🎾 Çerekfinale: Alex Prifti 🇦🇱 – Petar Stankovic 🇲🇪 7-5, 6-4
🎾 Gjysmëfinale: Alex Prifti 🇦🇱 – Julian Mrga Trifunovski 🇲🇰 6-2, 6-0
🎾 Finale: Alex Prifti 🇦🇱 – Maximilian Hajcik 🇩🇪 6-4, 5-7, 6-3
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Alex Priftin për këtë sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, si dhe për paraqitjen e shkëlqyer përgjatë gjithë turneut.
Urime Alex dhe shumë suksese në vazhdim!

Ndaje me miq