Një sukses i rëndësishëm për tenisin shqiptar në arenën ndërkombëtare! Alex Prifti është shpallur kampion i turneut “Shkodra Open 2026”, aktivitet i Tennis Europe Junior Tour, U16 – Category 3, i zhvilluar në Adriatic Tennis Park në Shkodër.
Alex Prifti zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer gjatë gjithë garës, duke fituar katër ndeshje në rrugëtimin drejt titullit.
Në finalen e turneut, Alex u përball me Maximilian Hajcik
, të cilin e mposhti pas një ndeshjeje të luftuar me rezultatin 6-4, 5-7, 6-3, duke siguruar titullin e kampionit në grupmopshën U16. Ky titull sigurohet për herë të parë nga një tenist mashkull shqiptar.
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Alex Priftin për këtë sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, si dhe për paraqitjen e shkëlqyer përgjatë gjithë turneut.












