Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3 shpall fituesit

U mbyll me sukses turneu ndërkombëtar “TIRANA OPEN U14 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2024”-Category 3, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Në këtë turne morën pjesë rreth 110 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës, si: Spanjë, Britani e Madhe, Uzbekistan, Belgjikë, Greqi etj. por edhe tenistë shqiptarë.
Fitues në kategorinë Djem Singles u shpall Cinar SENKAYA nga Turqia me rezultatin 6-2, 1-6, 7-6(6) ndaj finalistit Haqim KAMAL nga Britania e Madhe.
Fituese në kategorinë Vajza Singles u shpall tenistja turke Zeliha Nil ÇUKURLUOGLU 6-3, 6-3 ndaj finalistes Ayanna Maria MITU nga Rumania.
Në kategorinë Doubles Djem fitues u shpallën Ondrej KACIN dhe Tobias ZAPSKY nga Çekia me rezultatin 6-0, 6-4 ndaj Arsenii BELOV dhe Filip CIERNY nga Sllovakia.
Në kategorinë Doubles Vajza fituese u shpallën Elizaveta NALESNIK
dhe Doga ILHAN nga Turqia me rezultatin 6-3, 6-2 ndaj Lara Xenia GANTENBEIN nga Zvicrra dhe Ayanna Maria MITU nga Rumania.
I urojmë suksese dhe fat të gjithë fituesve dhe tenistëve pjesëmarrës, ndërkohë sot po zhvillohen ndeshjet e turneut Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2024” 14&U, Category 3 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.