Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“Tennis Junior Festival – JTI’ në Korçë

Falë mbështetjes së International Tennis Federation nëpërmjet programit “JTI – Junior Tennis Initiative”, Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me klubin Tennis Korça organizuan në qytetin e Korçës Festivalin Veror të Tenisit.
Fëmijët e qytetit të Korçës u argëtuan me aktivitetet e organizuara, shumë prej të cilëve patën fatin të luajnë tenis për herë të parë.
Ky festival do të pasohet nga shumë të tjerë në qyteta të tjera të Shqipërisë.