Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” U16, Category 3, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës, si Belgjika, Italia, Franca, Suedia, Greqia, Austria, etj., si edhe tenistë shqiptarë.
Fituesit dhe finalistët e këtij turneu sipas kategorive:
Djem Singles

Fitues: Gennaro Scalese nga Italia

Finalist: Gonçalo Pereira nga Portugalia
Vajza Singles

Fituese: Antonia Anastasia Papagapitou nga Greqia

Finaliste: Eirini Bekiari nga Greqia
Djem Doubles

Fitues: Gennaro Scalese nga Italia & Gonçalo Pereira nga Portugalia

Finalistë: Pietro Tombari & Gabriele Zappatore nga Italia
Vajza Doubles

Fituese: Kitti Zvabo & Vivien Zvabo nga Italia

Finaliste: Antonia Anastasia Papagapitou & Maria Koukoutsi nga Greqia.
Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese në vazhdim!
Tagged 2026, albaniantennisfederation, federatashqiptareetenisit, fsht, national sport park, NationalSportPark, QendraKombetareeTenisit, shqipëri, Tenis, tennis, tennis europe, tirana, tirane, tournament, winners