Federata Shqiptare e Tenisit

tennis

Masters 2019, Fitues Mario Zili dhe Gresi Bajri

Në Qendrën Kombëtare të Tenisit në NSP, përfundoi Turneu më i rëndësishëm për të Rritur MASTERS  2019 (Meshkuj/Femra). Pas një lufte të fortë sportive, turneu u fitua nga Mario Zili i cili mundi Genajd Shyphejan me rezultatin 2-1. Ndërsa për femra, Gresi Bajri mundi me rezultatin 2-0 Brunilda Mrrukun. Turneu mbarte një çmim prej 1500 dollarësh, ku fituesit meshkuj dhe femra ndanë nga 500 dollarë secili, ndërsa finalistët nga 250 dollarë. (Dhjetor 2019)

Masters 2019, Fitues Mario Zili dhe Gresi Bajri Read More »

Vlora Open – ROG

Mbyllet me sukses turneu i parë i tenisit i realizuar në Vlorë “Vlora Open” e drejtuar nga trajnerja Eder Maskaj, falë punës, bashkëpunimit dhe zhvillimit të tenisit në këtë qytet nga FSHT dhe “Shoqata e Tenisit Vlora” se bashku me Bashkinë Vlorë. Organizmi i këtij eventi bashkoi lojtarët më të mirë ROG 10 të gjithë Shqipërisë por edhe të Kosoves në një event të jashtëzakonshëm. (Dhjetor 2019)

Vlora Open – ROG Read More »

Albanian Open Juniors 2019

Perfundoi me sukses dhe me nje pjesmarrje masive turneu Albanian Open Juniors 2019. Rreth 50 teniste nga Shqiperia dhe Kosova demostruan nje nivel te larte sportiv dhe shprit gare. Fitues ne kategorine djem u12 doli Borin Bitraj i Tennis Teuta i cili mundi Semi Kito nga Prizreni Fitues ne kategorine femra U12 Doli Altea Hajrizi nga Mitrovica fitoi ndaj Ajri Hoxha e Tennis Shkodra Fitues Per kategorine Meshkuj U14 Noel Caprazi tennis Teuta mundi ne finale Eno Hasa po te Tennis Teuta. Fituesi i U16 per femra ne finale kupen e fitueses e mori Gresi Bajri e Tennis Shkodra ndaj Juna Dani e po Tennis Shkodra. Fituesi U16 Meshkuj u shpall Skerdi Hasa i Tennis Teuta te Durresit Ndaj Noel Caprazit te po te njejtit klub. (Nëntor 2019)

Albanian Open Juniors 2019 Read More »

Kurs trajnimi me fëmijët në Qendrën Kombëtare të Tenisit. E ftuar e veçantë, Luiza Gega.

Aktivitet fantastik ne Qendren Kombetare te Tenisit ne National Sport-Park Resort me pjesemarrjen e 130 femijeve te Albanian College Tirana! Falenderim i vecante per te ftuaren speciale Luiza Gega, nenkampionja e Europes dhe Fituesja e Medaljes se Arte ne Lojrat Olimpike Mesdhetare e cila i dha nje motivim te vecante femijeve pjesmares. (Nëntor 2019)

Kurs trajnimi me fëmijët në Qendrën Kombëtare të Tenisit. E ftuar e veçantë, Luiza Gega. Read More »

Shkodra ROG 2019

U zhvillua turneu për kategorinë Red Orange Green në qytetin e Shkodrës më 2-3 Nëntor 2019 me pjesëmarrjen e lojtarëve më të dalluar të këtyre grupmoshave nga e gjithë Shqipëria.

Shkodra ROG 2019 Read More »

NSP ROG 2019 në Qendrën Kombëtare të Tenisit – Tiranë

Më datë 12 – 13 Tetor 2019, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” u zhvillua turneu me një pjesëmarrje prej mbi 30 fëmijësh nga të gjitha klubet dhe shoqatat kryesore të vendit, ku spikati konkurrenca dhe loja e bukur e fëmijëve që premtojnë për të ardhmen e tenisit. Rezultatet finale janë si më poshtë: Fitues i finales U10 për Meshkuj doli Denis Gaba (Tennis Eralb Club) ndaj Alex Prifti (Tennis Plus E&M) me rezultatin 5-7 6-3 10/6. Fituese e feniales për U10 Femra doli talenti Emili Bilali (Shkodra Tennis Club) ndaj Enki Hyseni (Shkodra Tennis Club) me rezultati 6-1, 6-1. Fitues i finales U9 për Meshkuj doli Kristi Thano (Tenis Korça) ndaj Timoteo Arapi (Shkodra Tennis Club) me rezultatin 4-1, 1-4, 10/8. Fituese e finales U9 për Femra doli Pamela Haxhali (Tennis Plus E&M) ndaj Enki Hyseni (Shkodra Tennis Club) me rezultatin 4-2, 4-2. Fitues i finales U7 për Meshkuj doli Luis Marku (Dream Team) ndaj Gabriel Bode (Tenis Korça) me rezultatin 4-0. Fituese e finales U7 për Femra doli Irea Pashko (Tennis Plus E&M) ndaj Marina Qeramixhiu (Tenis Korça) me rezultatin 4-1. (Tetor 2019)

NSP ROG 2019 në Qendrën Kombëtare të Tenisit – Tiranë Read More »

Juna Dani dhe Skerdi Hasa në “Adriatic Ionian Youth Games” – Ancona

Me datë 27 – 29 Shtator 2019 u zhvilluan “Lojërat Rinore Adriatike Joniane” në Ankona, Itali me pjesëmarrjen e 16 vendeve europiane si Austria, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Estonia, Rep. Çeke, Greqia, Polonia, Sllovenia, Italia, Lituania, Rumania, dhe Shqiperia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. 1000 të rinj në 3 ditë me sport, muzikë dhe evente. Ekipi i tenisit përfaqesohej nga Teuta për Bashkinë e Durrësit me lojtarët: Skerdi Hasa dhe Juna Dani. Ky ekip shënoi suksesin më të madh për ekipin shqiptar përfshi të gjithë sportet si: atletika, beach volley, futboll, basketboll, hendboll, regbi, taekwondo etj. Sportisti i Teutës, Skerdi Hasa doli në finale me përfaqesuesin e Polonisë, pasi kaloi duke fituar përballë ekipit të Austrisë me rezultatin 2-1 dhe atë të Bosnje Hercegovinës me rezultatin 2-0. Kjo solli që ky lojtar i talentuar të marrë medaljen e argjendtë, ndërsa Juna Dani të fitojë kupën e Consulation. Urojmë suksese të mëtejshme për këta lojtarë, trajnerin e palodhur Përparim Zanon, Dino Mehmedoviq dhe të gjithë tenistët shqiptarë në evente të tjera sportive të kësaj natyre! (Shtator 2019)

Juna Dani dhe Skerdi Hasa në “Adriatic Ionian Youth Games” – Ancona Read More »

“Technical Assistance Workshop” projekti i ITF dhe FSHT në Qendrën Kombëtare të Tenisit

Ne Qendren Kombetare te Tenisit, National Sport Park, Tirane u realizua pjesa e pare e projektit te FSHT ne bashkepunim me ITF “Technical Assistance Workshop”. Ky projekt u realizua me eksperte te trajnimit te tenisit nderkombetar profesor Aleksander Jürgens ne funksion te rritjes cilesore te lojtareve me te mire Junior dhe trajnerve perkates nga Tirana, Durresi, Shkodra, Korca, etj. Me ane te trajnimeve nga eksperte te niveleve te tilla lojtaret dhe trajneret arrijne te perditesohen zhvillojne anet teknike dhe taktike per te patur ecuri te metejshme. (Shtator 2019)

“Technical Assistance Workshop” projekti i ITF dhe FSHT në Qendrën Kombëtare të Tenisit Read More »

Davis Cup 2019, Ekipi shqiptar në San Marino

Ne San Marino, ekipi kombetar shqiptar i tenisit luan ndeshjen e pare te Kupes Davis kunder ekipit te Lihtenshtein. Nen drejtimin e Kapitenit Genajd Shypheja lojtaret me te mire te saj Elbi Mjeshtri, Martin Muedini, Rajan Dushi gjate gjithe kesaj jave do te sfidojne ne Pool A pervec Lihtenshtejnit, Qipron Islanden dhe Armenine. Megjithse ekipet kundershtare kane lojtare me renditje ATP dhe me pervoje shume te gjate, lojtaret tane te rinj ne moshe jane te motivuar te japin maksimumin e tyre per te permiresuar pozicionin e tyre ne renditjen boterore! Vlen te theksohet se ne ekip jane dy lojtare 17 vjecare dhe nje 19 vjecar te cilet na bejne te shpresojme ne te ardhmen per rritjen e cilesise se sportit te tenisit! Suksese Ekipit tone ne kete aktivitet shume te rendesishem! (Korrik 2019)

Davis Cup 2019, Ekipi shqiptar në San Marino Read More »