Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Billie Jean King Cup EU III: Shqipëria mund Azerbajxhanin me rezultatin 2-1. 

Billie Jean King Cup EU III: Shqipëria mund Azerbajxhanin me rezultatin 2-1.
Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave ka mundur ekipin e Azerbajxhanit në përballjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave në Kishinau të Moldavisë (10th-11th Play-Off).
Në përballjen e parë në Singles, Rea Qinami mundi me rezultatin 6-3, 6-3 tenisten Lala Eyvazova.
Në përballjen e dytë Singles Kristal Dule nuk arriti të mund tenisten Michelle Dzjachangirova me rezultatin 2-6,2-6.
Në përballjen Doubles tenistet shqiptare Kristal Dule dhe Rea Qinami mundën me rezultatin e thellë 6-3, 6-0 dyshen e tenisteve nga Azarbajxhani Lala Eyvazova dhe Michelle Dzjachangirova.
Një bravo e madhe vajzave të kombëtares sonë!

Ndaje me miq