Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, përmbylli me sukses “Turneun e Veteranëve 2026”, i zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë.
Turneu mblodhi në fushë tenistët e kategorive Seniorë për Meshkuj, të cilët garuan në tre kategori të ndryshme: +30, +40 dhe +50.
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon fituesit dhe finalistët për paraqitjet e tyre, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës, arbitrat, organizatorët dhe stafin për kontributin në realizimin me sukses të këtij turneu.




