Federata Shqiptare e Tenisit ka kënaqësinë të prezantojë ekipin kombëtar të femrave, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III, që po zhvillohet në San Marino, nga 15 deri më 20 qershor 2026.
Ekipi i Shqipërisë:
Gresi Bajri
Kristal Dule
Enki Hyseni
Kapiten: Tedi Kaso
Pas hedhjes së shortit, Shqipëria është shortuar në Grupin D, ku do të përballet me:
• 17 Qershor –
Shqipëri
Mali i Zi
• 18 Qershor –
Shqipëri
Armenia
• 19 Qershor –
Shqipëri
Azerbajxhani
Ky është kompeticioni më prestigjioz ekipor i tenisit për femra në nivel kombëtaresh, ku vajzat tona do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe të garojnë për promovimin në Europe Group II.



