Tenistja shqiptare Nergis Nikprelaj, tenisti Martin Bushati dhe trajnerja Anatereza Guli po përfaqësojnë Shqipërinë në Tennis Europe Training Camp, që po zhvillohet në Chisinau, Moldavi, në datat 19-26 korrik 2026.
Kampi, i organizuar nga Tennis Europe, ka mbledhur talente të reja nga vende të ndryshme evropiane dhe zhvillohet në kuadër të programit për zhvillimin e tenistëve të rinj U14.
Kampi stërvitor drejtohet nga trajneri kryesor Aleksander Jurgens, me mbështetjen e trajnerëve kombëtarë të vendeve pjesëmarrëse, ku bën pjesë edhe trjnerja shqiptare Anatereza Guli.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të lojtarëve të rinj shqiptarë dhe për përfaqësimin e Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare të Tennis Europe.








