Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, përmbylli me sukses turneun “KORÇA JUNIOR I 2026”, i cili u zhvillua gjatë datave 12-13 Shtator 2026 në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës.

Turneu mblodhi në Korçë tenistë të rinj, të cilët garuan në kategorinë U18, për meshkuj dhe femra.
Gjatë dy ditëve të aktivitetit u zhvilluan ndeshje plot konkurrencë dhe emocione, duke sjellë një tjetër aktivitet të rëndësishëm në kalendarin kombëtar të tenisit.

🏆 Fituesit dhe finalistët e kategorive U18:
Djem U18
🥇 Fitues: Ares Ferhati
🥈 Finalistë: Brajan Zake
🥇 Fituese: Emeli Bilali
🥈 Finaliste: Aleksia Beta

Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit, finalistët dhe pjesëmarrësit për paraqitjet e tyre, si dhe falënderon Tennis Korça Club, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.

Urime të gjithë fituesve dhe suksese në vazhdim!

Ndaje me miq