Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “NSP Open 2026” 14&U, Category 3, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua gjatë datave 5-12 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë.
Në këtë turne ndërkombëtar morën pjesë tenistë të rinj nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë, duke sjellë në Tiranë një javë të mbushur me emocione, konkurrencë dhe ndeshje të nivelit të lartë në kategorinë 14&U.
🏆 Fituesit dhe finalistët e turneut:
Djem Singles
🥇 Fitues: Nikita Alexander Rung 🇩🇪
🥈 Finalist: George Troulis 🇬🇷
Vajza Singles
🥇 Fituese: Martina Kurbatova 🇰🇿
🥈 Finaliste: Hana Veseli🇽🇰
Djem Doubles
🥇 Fitues: Filippo Del Giudice 🇮🇹 & Andrea Vaccari 🇮🇹
🥈 Finalistë: Rafal Sulejewski 🇵🇱 & George Troulis 🇬🇷
Vajza Doubles
🥇 Fituese: Ailin Bakiyeva 🇰🇿 & Martina Kurbatova 🇰🇿
🥈 Finaliste: Danelya Beissebayeva 🇰🇿 & Zhanerke Toktasyn 🇰🇿
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë sportistët pjesëmarrës për paraqitjet e tyre dhe falënderon trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar në Shqipëri.
Urime të gjithë fituesve dhe suksese në vazhdim!

Ndaje me miq