Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, përmbylli me sukses “Turneu i dysheve 2026”, i zhvilluar gjatë datave 10-11 Tetor 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë.
Turneu solli në fushë çifte të ndryshme tenistësh, të cilët garuan në kategoritë Men’s Doubles dhe Mixed Doubles.
🏆 Fituesit dhe finalistët:
🔸 Men’s Doubles
🥇 Martin Muedini & Genajd Shypheja 🏆
🥈 Erarbër Dervishi & Vasillaq Kristo
🔸 Mixed Doubles
🥇 Ariel Sulovari & Arbër Sulstarova 🏆
🥈 Elonia Gjata & Vincenzo Ciani
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon fituesit dhe finalistët për paraqitjet e tyre, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës, arbitrat, organizatorët dhe stafin për kontributin në realizimin me sukses të këtij turneu.
Urime të gjithë fituesve dhe finalistëve dhe shumë suksese në aktivitetet e ardhshme!

Ndaje me miq