Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Shpallen fituesit e turneut “Winter Adriatic Cup”

Shpallen fituesit e turneut “Winter Adriatic Cup” të zhvilluar në Shkodër këtë fundjavë në Adriatic Tennis Park për kategoritë U10 dhe U14.

Fitues në kategorinë U14 Djem u shpall Denis Gaba pasi mundi në finale Alex Priftin me rezultatin 6-4, 6-4.
Fituese në kategorinë U14 Vajza u shpall Learta Muharremi me rezultatin 6-2, 6-0 në finale ndaj Angelina Radoman.
Në kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Edon Ademi pas finales me Jonis Gaba.

Falenderojmë të gjithë tenistët që morën pjesë në këtë turne në Shkodër dhe i urojmë suksese të tjera në vijim!