Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club organizoi me sukses në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort” turneun ndërkombëtar të nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors “Tirana Open 2026 II”, J30 Tirana për grupmoshën U18.
Turneu u zhvillua gjatë datave 18-23 Maj 2026 dhe mblodhi tenistë të rinj nga shtete të ndryshme të botës, duke sjellë në Tiranë një atmosferë të shkëlqyer sportive dhe ndeshje me nivel shumë të lartë konkurrues.
Fituesit dhe finalistët:
Djem Singles
🥇 Riccardo Pretolani – Itali
🥈 Yitian Lou – Kinë
Vajza Singles
🥇 Aiym Kanagatova – Kazakistan
🥈 Julia Ehrenberger – Austri
Djem Doubles
🥇 Santo Agnello & Marco Hofer – Austri
🥈 Rafael Antonios Gakopoulos & Ioannis Motsakos – Greqi
Vajza Doubles
🥇 Julia Ehrenberger & Mia Neumueller – Austri
🥈 Aurelia Zaffuto – Itali & Shanyi Zhou – Kinë
Federata Shqiptare e Tenisit falënderon të gjithë sportistët, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, i cili vazhdon të promovojë Shqipërinë dhe Tiranën në hartën botërore të tenisit për të rinj.
I urojmë shumë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës në aktivitetet e ardhshme sportive!

Ndaje me miq