You are currently viewing Pavarësia Open 2022, turneu traditë shpall fituesit

Pavarësia Open 2022, turneu traditë shpall fituesit

Mbyllet me sukses edhe këtë vit turneu “Pavarësia Open 2022” ku tenistët shqiptarë garojnë por edhe festojnë ditën e flamurit shqiptar.

Denis Gaba shpallet fitues i kategorisë U14 Djem pas finales me Alex Prifti me rezultat 4-6, 6-1, 6-3.
Anjel Hoxha shpallet fituese në kategorinë U14 Vajza pasi mundi në finale Enki Hysinin me rezultat 6-3, 6-2.
Në kategorinë U10 Djem fitues doli Jonis Gaba dhe finalist Martin Bushati, ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese u shpall Lina Rexha dhe finaliste Dejla Bajrami.
Në kategorinë U9 Vajza fituese u shpall Hajdi Hysaj, ndjekur nga Noemi Zyli dhe Etual Lama.

Falenderojmë organizatorët “National Sport Park Club” dhe kryegjyqtarin e turneut Kleid Vora dhe drejorin Albi Sulo.

Urojmë gëzuar festën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe suksese të tjera të gjithë tenistëve tanë!

 

 

Ndaje me miq