Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses Kampionatin Kombëtar Individual 2026 për Të Rritur Meshkuj & Femra, i cili u zhvillua më 6-7 Qershor 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Gjatë dy ditëve të garave, tenistët më të mirë të vendit konkurruan për titujt kombëtarë, duke zhvilluar ndeshje cilësore dhe shumë emocionuese.
Fituesit dhe finalistët:
Meshkuj
🏆 Kampion Kombëtar 2026: Denis Gaba
🥈 Finalist: Martin Muedini
Femra
🏆 Kampione Kombëtare 2026: Siara Tola
🥈 Finaliste: Ola Dano
Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon kampionët, finalistët dhe të gjithë sportistët pjesëmarrës për paraqitjet e tyre, si dhe falënderon trajnerët, klubet, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm të kalendarit kombëtar.
 Urime Denis Gabës dhe Siara Tolës për titujt e Kampionëve Kombëtarë 2026 dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tyre sportive!

Ndaje me miq