Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Kampionati Kombëtar Individual 2026 për Të Rritur

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses Kampionatin Kombëtar Individual 2026 për Të Rritur Meshkuj & Femra, i cili u zhvillua më 6-7 Qershor 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Gjatë dy ditëve të garave, tenistët më të mirë të vendit konkurruan për titujt kombëtarë, duke zhvilluar ndeshje cilësore dhe shumë emocionuese. Fituesit dhe finalistët: Meshkuj Kampion Kombëtar 2026: Denis Gaba Finalist: Martin Muedini Femra Kampione Kombëtare 2026: Siara Tola Finaliste: Ola Dano Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon kampionët, finalistët dhe të gjithë sportistët pjesëmarrës për paraqitjet e tyre, si dhe falënderon trajnerët, klubet, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm të kalendarit kombëtar.  Urime Denis Gabës dhe Siara Tolës për titujt e Kampionëve Kombëtarë 2026 dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tyre sportive!

Fitore e shkëlqyer për Siara Tola në “2026 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U”

Tenistja shqiptare Siara Tola ka arritur një fitore të rëndësishme në përballjet e javës së dytë të kampionatit “2026 ITF/Tennis Europe Development Championships 14&U”, që po zhvillohet në Antalia, Turqi. Siara mposhti bindshëm tenisten nga Azerbajxhani, Rania Hajiyeva, me rezultatin 6-0, 6-0, duke dominuar plotësisht ndeshjen nga fillimi deri në fund.  Urime Siarës për këtë fitore dhe suksese në ndeshjet në vijim!