Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Kampionati Kombëtar Individual 2026 për Të Rritur

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses Kampionatin Kombëtar Individual 2026 për Të Rritur Meshkuj & Femra, i cili u zhvillua më 6-7 Qershor 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Gjatë dy ditëve të garave, tenistët më të mirë të vendit konkurruan për titujt kombëtarë, duke zhvilluar ndeshje cilësore dhe shumë emocionuese. Fituesit dhe finalistët: Meshkuj Kampion Kombëtar 2026: Denis Gaba Finalist: Martin Muedini Femra Kampione Kombëtare 2026: Siara Tola Finaliste: Ola Dano Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon kampionët, finalistët dhe të gjithë sportistët pjesëmarrës për paraqitjet e tyre, si dhe falënderon trajnerët, klubet, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm të kalendarit kombëtar.  Urime Denis Gabës dhe Siara Tolës për titujt e Kampionëve Kombëtarë 2026 dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tyre sportive!

“Korça Tournament” Fitues: 3 Gaba, Sulovari, Ferhati, Dano dhe Larti

“Korça Tournament” ishte turneu i rradhës i organizuar nga klubi i tenisit “Tenis Korça” në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit. Fitues në kategorinë U16 Meshkuj u shpall Denis Gaba pas finales me rezultatin 7-5, 7-5 ndaj Kledi Gaba. Në kategorinë U16 Vajza fituese u shpall Ariel Sulovari në finale me Kontaktsi Evdoxia nga Greqia me rezultatin 6-3, 6-4. Në kategorinë U12 Djem fitues u shpall Ares Ferhati dhe në U12 Vajza fituese rezultoi Ola Dano. Ndërsa në kategorinë U10 Djem fitues doli Jonis Gaba dhe në kategorinë U10 Vajza fituese u shpall Irina Larti.  I urojmë shumë suksese në vijim të gjithë tenistëve që u angazhuan në këtë turne të bukur.