Kampionati Kombëtar Individual 2026 për Të Rritur

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses Kampionatin Kombëtar Individual 2026 për Të Rritur Meshkuj & Femra, i cili u zhvillua më 6-7 Qershor 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Gjatë dy ditëve të garave, tenistët më të mirë të vendit konkurruan për titujt kombëtarë, duke zhvilluar ndeshje cilësore dhe shumë emocionuese. Fituesit dhe finalistët: Meshkuj Kampion Kombëtar 2026: Denis Gaba Finalist: Martin Muedini Femra Kampione Kombëtare 2026: Siara Tola Finaliste: Ola Dano Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon kampionët, finalistët dhe të gjithë sportistët pjesëmarrës për paraqitjet e tyre, si dhe falënderon trajnerët, klubet, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm të kalendarit kombëtar. Urime Denis Gabës dhe Siara Tolës për titujt e Kampionëve Kombëtarë 2026 dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tyre sportive!
Ekipi kombëtar i vajzave mbërrin në Kishinau për Billie Jean King Cup 2025!

Ekipi kombëtar i vajzave të kategorisë së të rriturave ka mbërritur dje në Kishinau, Moldavi, ku ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III”, i cili zhvillohet nga 16 deri më 21 Qershor 2025. Shqipëria ka rënë në short në Grupin B, së bashku me Moldavinë, Irlandën dhe Azerbajxhanin, në një grup të fortë me përfaqësuese të përgatitura dhe me përvojë. Përbërja e ekipit shqiptar: Gresi Bajri Kristal Dule Anatereza Guli Enki Hyseni Nën drejtimin e kapitenit Tedi Kaso Ndeshjet e raundit të parë do të zhvillohen me sistemin “round robin” dhe më pas do të vijojnë fazat e dyta me duele për vendosjen e renditjes dhe ngjitjen në grupin e dytë. U urojmë vajzave tona përfaqësuese stërvitje të mbarë dhe suksese në fushë! Forca Shqipëria!