Federata Shqiptare e Tenisit

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me ITF (International Tennis Federation) dhe Tennis Europe, organizoi edhe këtë vit Kampin Stërvitor Kombëtar 14&U 2025 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
 Gjatë disa ditëve intensive, kampi mblodhi lojtarë dhe trajnerë të grupmoshës U14 nga e gjithë Shqipëria, të udhëhequr nga trajneri kryesor Përparim Zano, me asistencën e trajnerëve nga qytete të ndryshme të vendit.
 Qëllimi i këtij projekti ishte përmirësimi i performancës sportive të lojtarëve për turnetë e ardhshëm, si dhe zhvillimi i sjelljes së tyre sportive, brenda dhe jashtë fushës.
 Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë lojtarët dhe trajnerët që kontribuan në suksesin e këtij kampi.

Ndaje me miq