Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Festivali i Tenisit në qytetin e Vlorës

U zhvillua dje Festivali i Tenisit në qytetin e Vlorës në kuadër të projektit “European City of Sport 2024” dhe nismës “Junior Tennis Initiative – ITF”.
Tenistët më të mirë të qytetit bregdetar zhvilluan aktivitete duke përfshirë edhe fëmijë të interesuar në sportin e tenisit.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte masivizimi i sportit të tenisit në qytetin e bukur të Vlorës.