Federata Shqiptare e Tenisit

Ceremonia hapëse – DAVIS CUP EUROPE IV 2025

U zhvillua ceremonia hapëse e Kupës së Botës në Tenis për Meshkuj “Davis Cup – Europe Group IV 2025”, e cila po mbahet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Në këtë veprimtari marrin pjesë ekipet kombëtare të Azerbajxhanit, Liechtensteinit, Andorrës, Kosovës, San Marinos, Islandës dhe Shqipërisë.
Gjatë gjithë kësaj jave do të zhvillohen ndeshje individuale dhe dyshe ndërmjet ekipeve pjesëmarrëse.
Ekipi kombëtar shqiptar përbëhet nga lojtarët:
Martin Muedini, Mario Zili, Joan Sura, Denis Gaba, dhe kapitenët/trajnerët Përparim Zano dhe Ervin Rota.
Të ftuar në ceremoninë hapëse ishin figura të rëndësishme të sportit dhe politikës, ndër të cilët përmendim:
Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli.
Përfaqësuesin e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), z. Javier Moreno Perez.
Përfaqësuesin e Bashkisë Tiranë, z. Urim Tresa.
Presidentin e Federatës Shqiptare të Tenisit, z. Ferdinand Sulo.
Ceremonia u drejtua nga Drejtori Organizativ i Davis Cup, z. Albi Sulo, dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z. Klaus Bardeli.
Të gjitha ekipet u paraqitën në skenë për një prezantim të shkurtër, ku secilit prej tyre iu dorëzua një dhuratë simbolike nga Shqipëria, nga ana e drejtorit organizativ.
Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues dhe gazetarë të mediave, si dhe shumë dashamirës të sportit të tenisit.
 I urojmë shumë fat ekipit tonë kombëtar dhe suksese të gjithë ekipeve pjesëmarrëse!

Ndaje me miq