Ceremonia përmbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit “2025 Davis Cup Europe Group IV”
Davis Cup Europe Group IV u mbyll me sukses për të dytin vit radhazi në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, duke dëshmuar edhe një herë kapacitetin organizativ të Shqipërisë për të pritur evente ndërkombëtare të nivelit të lartë në sportin e tenisit. Kosova dhe Azerbajxhani promovohen në Grupin III të Europës. Në ndeshjet “Promotion Play-Off”, ekipi i Kosovës mposhti Andorrën me rezultatin 2-1, ndërsa Azerbajxhani mundi Lihtenshtejnin me rezultatin 2-0. Në fazën grupore, Azerbajxhani fitoi dy ndeshjet e luajtura kundër Andorrës dhe San Marinos (Grupi A), ndërsa Kosova doli fituese në të tre ndeshjet e saj kundër Lihtenshtejnit, Shqipërisë dhe Islandës (Grupi B). Pavarësisht përpjekjeve, Shqipëria nuk arriti rezultate pozitive, duke humbur përballjet me Kosovën, Lihtenshtejnin dhe Islandën. Në ceremoninë përmbyllëse, e zhvilluar në një atmosferë festive, u shpërndanë medalje për lojtarët, kapitenët dhe trajnerët e ekipeve fituese, Kosovën dhe Azerbajxhanin. Urojmë suksese të mëtejshme për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, si dhe falënderojmë të gjithë personat dhe institucionet e angazhuara në organizimin e këtij eventi të rëndësishëm sportiv në Shqipëri.
Ceremonia përmbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit “2025 Davis Cup Europe Group IV” Read More »







