Skip to main content

Federata Shqiptare e Tenisit

Kledi Gaba dhe Gresi Bajri fitues të turneut “Albanian Open 2023”

Albanian Open 2023 ishte turneu i kategorisë së të rriturve vajza dhe djem që mblodhi në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” 40 lojtarë nga qytete të ndryshme. Kledi Gaba u shpall fitues i kategorisë Djem/Të rritur me rezultatin 6-4, 6-4, finalist doli Denis Gaba dhe gjysmëfinalistë Martin Muedini dhe Joan Koti. Gresi Bajri u shpall fituese e kategorisë Vajza/Të rritur me rezultatin 6-0, 6-0, ku finaliste rezultoi Elonia Gjata dhe gjysmëfinaliste Ariel Sulovari dhe Kela Mezini. Në këtë turne u ndanë edhe premio ku fituesi mori 200 USD, finalisti 100 USD dhe gjysmëfinalistët nga 50 USD, për secilën nga kategoritë vajza/djem. I urojmë shumë suksese të mëtejshme të gjithë pjesëmarrësve!

Megan Latifaj fituese e “TE JR 14 Plan2 Heerenveen” U14 në Hollandë

Tenistja shqiptare Megan Latifaj shpallet fituese e turneut ndërkombëtar “TE JR 14 Plan2 Heerenveen” U14 që u zhvillua në Hollandë. Ky ishte turneu i parë ndërkombëtar Tennis Europe për vitin 2023 ku Megaj Latifaj merr pjesë dhe arriti të fitojë 6 përballjet e saj njëra pas tjetrës. Megan arriti të mposhtë në finale kundërshtaren nga Hollanda, Venna Land me rezultatin 7-5, 6-2 duke u shpallur kështu fituese dhe premtuar shumë për të ardhmen si një teniste me prespektivë. I urojmë suksese të tjera në vazhdim!

Mbyllet me sukses turneu kombëtar “Korça Tournament”

Turneu kombëtar “Korça Tournament” i grupmoshave U10, U14 dhe U18, i organizuar këtë fundjavë në qendrën sportive të tenisit në qytetin e Korçës, si bashkëpunim i FSHT dhe klubit Tennis Korça shpall fituesit. Fitues për Djem U10 u shpall Floid Kaso me rezultatin 4-1, 4-1 ndaj finalistit Kleis Rota. Fituese për Vajza U10 u shpall Nergis Nikprelaj me rezultatin 4-1, 4-1 ndaj finalistes Debora Treska. Fitues për Djem U14 u shpall Denis Gaba me rezultatin 6-2, 6-0 ndaj finalistit Alex Prifti. Fituese për Vajza U14 u shpall Anjel Hoxha me rezultatin 6-3, 6-2 ndaj finalistes Enki Hyseni. Fitues për Djem U18 u shpall Kledi Gaba me rezultatin 6-2 ndaj finalistit Tedi Teferiçi. I urojmë shumë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fituesve!

Mbyllet me sukses ITF Masters World Tour “Adriatic Tennis Park Open 2023”

Është përmbyllur turneu ndërkombëtar ITF Masters World Tour “Adriatic Tennis Park Open 2023” i zhvilluar gjatë datave 12-14 tetor 2023. Me pjesëmarrje të tenistëve nga shtete të ndryshme në nëntë kategori e bën edhe më të veçantë turneun. Fituesit dhe finalistët e secilës kategori në ITF Masters Adriatic Tennis Park Open 2023 Men’s Singles 30+ Winner: Granit Bajraliu Finalist: Gert Meta Men’s Singles 40+ Winner: Boris Mijovic Finalists: Genci Cakciri Men’s Singles 50+ Winner: Andrian Bleta Finalists: Andi Bilali Men’s Singles 60+ Winner: Ismir Brkic Finalists: Shpetim Hoxha Women’s Singles 30+ Winner: Xheni Cani Finalists: Lubiana Saja Women’s Singles 40+ Winner: Vesa Islami Finalists: Albana Hoxha Men’s Doubles 30+ Winners: Granit Bajraliu/Naim Shehu Finalists: Mildon Kumaraku/Andrian Bleta Men’s Doubles 55+ Winners: Shkelzen Domi/Mejdi Rexhepi Finalists: Ismir Brkic/Zlatko Sose Mixdoubles 30+ Winners: Vesa Islami/Ismir Brkic Finalists: Mimoza Fana/ Enes Puric Shumë urime fituesve!

Shkodra Open 2023-U12 & U18: Gaba, Sulovari, Ferhati dhe Hoxha shpallen fitues

Shpallen fituesit e turneut kombëtar “Shkodra Open 2023- U12 & U18” i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club gjatë fundjavës në ambjentet e Adriatic Tennis Park në Shkodër. Fitues në grupmoshën U18 Djem u shpall Denis Gaba me rezultatin 6-3, 6-4 dhe finalist Kledi Gaba. Fituese në grupmoshën U18 Vajza u shpall Ariel Sulovari me rezultatin 6-3, 3-6, 7-5 dhe finaliste AnaTereza Guli. Fitues në grupmoshën U12 Djem u shpall Ares Ferhati me rezultatin 7-6(5), 6-2 dhe finalist Arbër Dano. Fituese në grupmoshën U12 Vajza u shpall Anjel Hoxha me rezultatin 6-3, 6-0 dhe finaliste Glora Bushati. Shumë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fituesve!

Shpallen fituesit e “NSP Open II – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana”

Shpallen fituesit e “NSP Open II – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana” turneu ndërkombëtar U18 Djem/Vajza i zhvilluar gjatë kësaj jave në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Fitues në kategorinë Djem/Singles u shpall Patrik Munkhammar nga Suadia dhe finalist Makar Krivoshchekov me rezultatin 7-5, 7-5. Fituese në kategorinë Vajza/Singles u shpall Anastasija Cvetkovic nga Serbia dhe finaliste Tilda Larsson nga Suedia me rezultatin 3-6, 6-4, 6-0. Fitues në kategorinë Djem/Doubles u shpallën Patrik Munkhammar nga Suedia dhe Leon Zaorski nga Polonia me rezultatin 6-2, 6-1 ndaj finalistëve Makar Krivoshchekov dhe Yannic Nittmann nga Gjermania. Në kategorinë Vajza/Doubles fituese u shpallën Linea Bajraliu dhe Tilda Larsson nga Suedia dhe finaliste Clara Nilsson dhe Anastasia Pettersson nga Suedia me rezultatin 6-2, 6-1. I urojmë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

NSP Open II – J60 ITF WTT Juniors Tirana, Rea Qinami kalon në raundin e dytë

Tenistja shqiptare Rea Qinami kalon në raundin e dytë të turneut ndërkombëtar “NSP Open II – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana”- U18, që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Rea mundi me rezultatin 6-2, 6-0 tenisten nga Polonia, Xhoanna Xhuli duke kaluar kështu në raundin e dytë në Vajza/Singles. I urojmë suksese në vijim!

“NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana shpall fituesit

Ka përfunduar turneu ndërkombëtar “NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana i kategorisë U18 Djem/Vajza” i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë gjatë datave 25-30 Shtator 2023. Fitues në kategorinë Djem/Singles u shpall JayJohnson-Hauldren nga Britania dhe finalist Makar Krivoshchekov me rezultatin 6-2, 6-1. Fituese në kategorinë Vajza/Singles u shpall Linea Bajraliu nga Suedia dhe finaliste Xinran Sun nga Kina me rezultatin 7-6(8), 6-4. Fitues në kategorinë Djem/Doubles u shpallën Makar Krivoshchekov dhe David Cristian Carteputreda nga Rumania me rezultatin 6-3, 6-2 ndaj finalistëve Gustav Andersson nga Suedia dhe Balsa Djokovic nga Mali i Zi. Në kategorinë Vajza/Doubles fituese u shpallën Linea Bajraliu dhe Tilda Larsson nga Suedia dhe finaliste Nehir Dogan nga Turqia dhe Mary Sidelnyk nga Ukraina me rezultatin 6-1, 7-6 (2). I urojmë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Gresi Bajri kalon në Gjysmëfinale të NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana

Gresi Bajri kalon në Gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana” që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Gresi ka kaluar në gjysmëfinalen e Vajzave/Singles pas fitores në çerekfinale me rezultatin 6-3, 6-1 ndaj tenistes nga Serbia, Aleksandra Stevanovic. Në gjysmëfinale tenistja shqiptare Gresi Bajri do të përballet me tenisten Linea Bajraliu nga Suedia. I urojmë Gresit shumë fat në vazhdim!