Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Gresi Bajri kalon në Gjysmëfinale të NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana

Gresi Bajri kalon në Gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “NSP Open – J60 ITF World Tennis Tour Juniors Tirana” që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Gresi ka kaluar në gjysmëfinalen e Vajzave/Singles pas fitores në çerekfinale me rezultatin 6-3, 6-1 ndaj tenistes nga Serbia, Aleksandra Stevanovic.🎾
Në gjysmëfinale tenistja shqiptare Gresi Bajri do të përballet me tenisten Linea Bajraliu nga Suedia.
I urojmë Gresit shumë fat në vazhdim!