Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Shkodra Open 2023-U12 & U18: Gaba, Sulovari, Ferhati dhe Hoxha shpallen fitues

Shpallen fituesit e turneut kombëtar “Shkodra Open 2023- U12 & U18” i organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club gjatë fundjavës në ambjentet e Adriatic Tennis Park në Shkodër.
Fitues në grupmoshën U18 Djem u shpall Denis Gaba me rezultatin 6-3, 6-4 dhe finalist Kledi Gaba.
Fituese në grupmoshën U18 Vajza u shpall Ariel Sulovari me rezultatin 6-3, 3-6, 7-5 dhe finaliste AnaTereza Guli.
Fitues në grupmoshën U12 Djem u shpall Ares Ferhati me rezultatin 7-6(5), 6-2 dhe finalist Arbër Dano.
Fituese në grupmoshën U12 Vajza u shpall Anjel Hoxha me rezultatin 6-3, 6-0 dhe finaliste Glora Bushati.
Shumë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fituesve!