Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Megan Latifaj fituese e “TE JR 14 Plan2 Heerenveen” U14 në Hollandë

Tenistja shqiptare Megan Latifaj shpallet fituese e turneut ndërkombëtar “TE JR 14 Plan2 Heerenveen” U14 që u zhvillua në Hollandë.

Ky ishte turneu i parë ndërkombëtar Tennis Europe për vitin 2023 ku Megaj Latifaj merr pjesë dhe arriti të fitojë 6 përballjet e saj njëra pas tjetrës.

Megan arriti të mposhtë në finale kundërshtaren nga Hollanda, Venna Land me rezultatin 7-5, 6-2 duke u shpallur kështu fituese dhe premtuar shumë për të ardhmen si një teniste me prespektivë.🥂

I urojmë suksese të tjera në vazhdim!