Federata Shqiptare e Tenisit

Denis Gaba shpallet finalist në turneun ndërkombëtar TEJT ‘Shkodra Open 2025’

Tenisti shqiptar Denis Gaba shpallet finalist në turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 16&U, Category 3 i mbajtur gjatë datave 15-19 Shtator, në Adriatic Tennis Park në Shkodër.
Pasi mundi tenistin Jinxuan Cheng nga Kina, Gaba arriti në finalen e Djem Singles, Denis Gaba u përball me tenistin maqedonas Marko Aleksovski me rezultatin 6-0, 6-2, duke u shpallur kështu finalist i këtij turneu të rëndësishëm.
Po ashtu Denis Gaba u shpall edhe gjysmëfinalist në kategorinë Djem Doubles.
Federata Shqiptare e Tenisit i uron suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij sportiv.

Ndaje me miq