Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

“8 Best – Tournament 2022” shpall fituesit

Përfundon turneu i tetë lojtarëve më të mirë në kategorinë Adults dhe U14 për djem dhe vajza “8 Best – Tournament 2022” të zhvilluar në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.
Në kategorinë U14 Djem fitues u shpall Denis Gaba me rezultatin 6-4, 4-6, 6-4 në finale ndaj Kledi Gaba.
Në kategorinë U14 Vajza fituese u shpall Anjel Hoxha pas ndeshjes në finale me Enki Hyseni 6-4, 2-6 Ret.
Në kategorinë Adults Djem fitues u shpall Arbër Sulstarova pas fitores në finale ndaj Joan Koti me rezultatin 6-0,6-2.
Falenderojmë organizatorët “National Sport Park – Eralb Tennis Club” dhe kryegjyqtarin e turneut Kleid Vora, për realizimin e këtij turneu të suksesshëm.
I urojmë suksese të tjera të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fitues!