Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Winter Adriatic Cup – Rea Qinami, Salidin Rama, Angelina Radoman dhe Ares Ferhati fitues

Rea Qinami, Salidin Rama, Angelina Radoman dhe Ares Ferhati fitues të turneut “Winter Adriatic Cup U12 & U18” në Shkodër.
Ka përfunduar me sukses turneu “Winter Adriatic Cup U12 & U18” , ku në kategorinë U12 Djem fitues u shpall Ares Ferhati pas finales me rezultat 7-5, 6-4 ndaj Arbër Dano.
Në kategorinë U12 Vajza fituese u shpall Angelina Radoman me rezultatin 6-1, 6-0 ndaj Hana Veseli.
Fitues në kategorinë U18 Djem u shpall Salidin Rama me rezultatin 6-2, 6-0 pas finales me Kledi Gaba.
Rea Qinami u shpall fituese në kategorinë U18 Vajza pas fitores në finale me rezultatin 6-0, 6-2 ndaj Lejla Sijaric.
Turneu u zhvillua në “Adriatic Tennis Park” në Shkodër me pjesëmarrje të tenistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.
Urojmë fituesit dhe shumë suksese të gjithë pjesëmarrësve!