Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour-Category 3- U14, Enki Hyseni në Çerekfinale Girls Doubles

Enki Hyseni arrin në Çerekfinale Girls Doubles të turneut ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour-Category 3- U14” që po mbahet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë.

Enki HYSENI dhe partnerja e saj në dyshe Emma NOUVIAN-HOUSSE nga Franca mundën me rezultatin 6-3, 0-6, 10-6 dyshen e tenisteve Nastya MOROZOVA nga Ukraina dhe Sofiya ZAKHARKIV nga Bullgaria, duke kaluar kështu në çerekfinale në të cilën do të përballen me tenistet Serra HASANBASOGLU nga Turqia dhe Vasilisa ZARECINAIA nga Moldavia.

Në këtë turne marrin pjesë rreth 100 tenistë nga vende të ndryshme të botës si Belgjikë, Itali, Francë, Greqi etj. dhe tenistë shqiptarë.

Ndër tenistët shqiptarë përmendim: Arbër Dano, Ares Ferhati, Anjel Hoxha, Enki Hyseni, Ditan Mulliqi, Alex Prifti dhe Kristi Thano.

I urojmë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!