Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar Shkodra Open 2023

Është përmbyllur me sukses turneu ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2023’ për grupmoshën 16&U, i cili është zhvilluar në ambientet e Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në finalen e vajzave në Singles fituese doli Xinran Sun nga Kina e cila mposhti tenisten nga Latvija, me rezultat 6-1 6-0. Ndërsa tek djemtë Singles fitues doli Marko Savija nga Serbia arriti ta mposhtë tenistin Nikita Gryibakin nga Estonia me rezultat 6-4 6-2. Tek kategoria Vajza Doubles kampione u shpallën Gloria Levinsky dhe Xinran Sun pasi mposhtën në finale Luisa Fusil dhe Marina Markina me rezultat 7-5 5-2 ret. Ndërsa tek kategoria Djem/ Doubles kampion dolën Marko Savija dhe Pavle Vukosavljevic të cilët mposhtën Marinos Karniatis dhe Luka Lukovac me rezultat 7-5 6-2. I urojmë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!
“National Sport Park Open – Tennis Europe Junior Tour” shpall fituesit

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar U12 “National Sport Park Open – Tennis Europe Junior Tour” që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë. Në kategorinë Djem/Singles fitues u shpall Damyan AVRAMOVSKI nga Bullgaria pas finales me rezultatin 6-4, 6-2 ndaj bullgarit Kamen IVANOV. Në kategorinë Vajza/Singles fituese u shpall Mikaella DE HERT nga Belgjika në finale me rezultatin 2-6, 6-1,10-6 ndaj Raya MARKOVA nga Bullgaria. Në kategorinë Djem/Doubles fitues doli dyshja nga Bullgaria, Damyan Avramovski dhe Kamen Ivanov me rezultatin 6-3, 6-3 ndaj tenistëve Arbër Dano nga Shqipëria dhe Erion Prizreni nga Kosova. Në kategorinë Vajza/Doubles fitues doli dyshja Mikaella DE HERT nga Belgjika dhe Elena TARASIADI nga Greqia me rezultatin 0-6, 6-2, 10-7 ndaj Ilina ILIEVA dhe Raya MARKOVA nga Bullgaria. I urojmë suksese në vijim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!
Gresi Bajri kampione e ITF WORLD TENNIS TOUR JUNIORS ‘Shkodra Open 2023’

Sot, është zhvilluar finalja e vajzave në Singles të turneut ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2023’. Gresi Bajri është shpallur kampione në Singles duke mposhtur tenisten nga Italia, Beatrice Veltri me rezultatin 6-3 6-3. Kujtojmë se Bajri ditën e djeshme është shpallur kampione në Doubles bashkë me Alexandra Magia pasi mposhtën në finale Eleni Chatziavraam dhe Turan Deniz pas një ndeshje mjaft interesante me rezultat 6-2 4-6 10-2. Shumë urime Gresi dhe suksese në turnetë e radhës!
“Podgorica Rio Verde U12 Tennis Europe” Arbër Dano dhe Ares Ferhati

Arbër Dano dhe Ares Ferhati shënojnë edhe 2 ndeshje të fituara në turneun ndërkombëtar “Podgorica Rio Verde U12 Tennis Europe” në Mal të Zi për kategorinë U12. Arbër Dano fitoi me rezultatin 6-4, 6-4 ndaj tenistit kroat Kai Grimson. Ares Ferhati fitoi me rezultatin 6-0, 6-2 ndaj tenistit Luka Gulam nga Kroacia. I urojmë suksese në turnetë në vijim tenistëve tanë!
Billie Jean King Cup 2023 Group III / Ekipi shqiptar i vajzave mund ekipin e Islandës

Ekipi shqiptar i vajzave mundi sot ekipin e Islandës me rezultatin 3-0 në përballjen e rradhës në kampionatin botëror ekipor për femra që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Kristal Dule arriti të fitojë ndeshjen e parë Singles me rezultatin 6-3, 6-0 ndaj Anna Soffia Gronholm, pasuar kjo me fitore nga Gresi Bajri në ndeshjen e dytë me rezultatin 6-1, 6-1 ndaj Sofia Soley Jonasdottir. Së fundi, në ndeshjen e tretë ndaj Islandës, në Doubles, dyshja shqiptare Gresi Bajri dhe Rea Qinami mundën dyshen Anna Soffia Gronholm dhe Sofia Soley Jonasdottir me rezultatin 6-2, 5-7, 6-4. Ndërkohë ekipi kombëtar ka korrur 1 fitore ndaj Islandës dhe 1 humbje ndaj Maqedonisë së Veriut, përballjet vijojnë nesër ku ekipi jonë do të ndeshet me ekipin e Moldavisë. I urojmë shumë suksese tenisteve tona të cilat po japin më të mirën në fushë!
“Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III”, ekipi kombëtar në Shkup

Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave ka mbërritur që ditën e djeshme në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku po të stërvitet për ndeshjet e Kampionatit Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” që fillojnë nesër. Ekipi shqiptar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë në “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” përbëhet nga: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Rea Qinami nën drejtimin e kapitenit Tedi Kaso. I urojmë shumë suksese ekipit tonë!
Historike, Gresi Bajri fituese e turneut botëror U18 “ITF J30 Nikshiq Trebjesa Open 2023”

Gresi Bajri shkruan historinë! Gresi Bajri shpallet fituese e turneut botëror U18 “ITF J30 Nikshiq Trebjesa Open 2023” që u zhvillua në Mal të Zi. Tenistja shqiptare arrin të marrë për herë të parë titullin fituese tek një turne i këtij kalibri, titull i pa fituar më parë nga ndonjë tenist shqiptar. Në finale të “ITF J30 Nikshiq Trebjesa Open 2023” Gresi mundi me rezultatin 5-4(2), 4-0 kundërshtaren e saj nga Serbia Aleksandra Djokic, duke renditur Shqipërinë në vendin e parë në kategorinë U18 Femra. Ndeshjet e fituara në këtë turne ishin të njëpasnjëshme, ku përmendim në Gjysmëfinale Gresi Bajri mundi Marta Dobric nga Kroacia me rezultatin 5-4, 4-0; në Çerekfinale Gresi mposhti Maria Ivankovic nga Kroacia me rezultatin 4-1, 4-1; në 1/8 Finale Gresi Bajri mundi Anastasia Majic nga Gjermania me rezultatin 6-4, 6-0; në 1/16 Finale Bajri arrin të fitojë ndaj Anastasia Timoshenko nga Rusia me rezultatin 6-3, 7-5. E përgëzojmë për këtë fitore tenisten tonë të mrekullueshme Gresi Bajri, e cila çdo ditë e më tepër po vendos tenisin shqiptar në dimensione të reja. Urime dhe suksese në vijim!
“Durrësi Cup” shpall fituesit për kategoritë U12 dhe U16 Vajza/Djem

“Durrësi Cup” shpall fituesit për kategoritë U12 dhe U16 Vajza/Djem. Ky ishte turneu i rradhës i zhvilluar si bashkëpunim i FSHT me Tennis Plus Club në qytetin e Durrësit. Denis Gaba u shpall fitues me rezultatin 7-5, 6-4 dhe finalist Kledi Gaba në kategorinë U16 Djem. Anjel Hoxha fituese me rezultatin 7-5, 6-0 ndaj finalistes Ariel Sulovari në kategorinë U16 Vajza. Ares Ferhati rezulton fitues në finale me Arbër Dano me rezultatin 4-6, 7-5, 10-8 në kategorinë U12 Djem. Ola Dano shpallet fituese me rezultatin 6-1, 6-1 ndaj Kiara Boçi në kategorinë U12 Vajza. Falenderojmë organizatorin z.Maksim Prifti dhe kryegjyqtarin z.Përparim Zano, si dhe të gjithë tenistët pjesëmarrës duke i uruar suksese në vijim!
Përgatitja BJKC 2023 – Ekipi kombëtar i vajzave grumbullohet në Ulqin të Malit të Zi

Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave është grumbulluar në Ulqin të Malit të Zi, në Klubin e Tenisit “Bellevue” ku do të stërvitet për 2 javë rresht si parapërgatitje për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” që do të zhvillohet në 18 Qershor në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Stërvitja gjatë këtyre 2 javëve do të jetë intensive dhe sipas një programi të avancuar nën drejtimin e kapitenit të ekipit Tedi Kaso. Terreni i fushave të tenisit në Ulqin i përshtatet edhe terrenit të fushave ku do të zhvillohet kampionati botëror ekipor i femrave. Ekipi kombëtar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë në “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” përbëhet nga: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Rea Qinami. Grumbullimi i ekipit tonë të vajzave për t’u stërvitur përkon me qëllimin për t’u prezantuar me një performancë sa më mirë në “Billie Jean King Cup”. I urojmë stërvitje të mbarë ekipit dhe suksese në vazhdim!
Martin Muedini shpallet kampion kombëtar i Shqipërisë

Martin Muedini shpallet kampion kombëtar i Shqipërisë në tenis për kategorinë “Të rritur” për vitin 2023. Këtë fundjavë u zhvillua Kampionati Kombëtar për Meshkuj/Të rritur në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Me pjesëmarrjen e rreth 25 lojtarëve kampionati pati ndeshje shumë të forta që kulmuan me finalen mes Martin Muedinit dhe Arbër Sulstarovës, e cila përfundoi me fitoren e Muedinit me rezultatin 6-7(6-8), 6-4, 6-3 dhe Sulstarova finalist. Gjysmëfinalistë të këtij kampionati rezultuan Kledi Gaba dhe Denis Gaba. I urojmë suksese në vijim të gjithë pjesëmarrësve.