Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar Shkodra Open 2023

Është përmbyllur me sukses turneu ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2023’ për grupmoshën 16&U, i cili është zhvilluar në ambientet e Adriatic Tennis Park në Shkodër.
Në finalen e vajzave në Singles fituese doli Xinran Sun nga Kina e cila mposhti tenisten nga Latvija, me rezultat 6-1 6-0.
Ndërsa tek djemtë Singles fitues doli Marko Savija nga Serbia arriti ta mposhtë tenistin Nikita Gryibakin nga Estonia me rezultat 6-4 6-2.
Tek kategoria Vajza Doubles kampione u shpallën Gloria Levinsky dhe Xinran Sun pasi mposhtën në finale Luisa Fusil dhe Marina Markina me rezultat 7-5 5-2 ret.
Ndërsa tek kategoria Djem/ Doubles kampion dolën Marko Savija dhe Pavle Vukosavljevic të cilët mposhtën Marinos Karniatis dhe Luka Lukovac me rezultat 7-5 6-2.
I urojmë suksese në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!