Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Përgatitja BJKC 2023 – Ekipi kombëtar i vajzave grumbullohet në Ulqin të Malit të Zi

Ekipi kombëtar i vajzave shqiptare të kategorisë së të rriturave është grumbulluar në Ulqin të Malit të Zi, në Klubin e Tenisit “Bellevue” ku do të stërvitet për 2 javë rresht si parapërgatitje për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror Ekipor të Femrave “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” që do të zhvillohet në 18 Qershor në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Stërvitja gjatë këtyre 2 javëve do të jetë intensive dhe sipas një programi të avancuar nën drejtimin e kapitenit të ekipit Tedi Kaso.
Terreni i fushave të tenisit në Ulqin i përshtatet edhe terrenit të fushave ku do të zhvillohet kampionati botëror ekipor i femrave.
Ekipi kombëtar i vajzave që përfaqësojnë Shqipërinë në “Billie Jean King Cup by Gainbridge Europe Group III” përbëhet nga: Gresi Bajri, Kristal Dule dhe Rea Qinami.
Grumbullimi i ekipit tonë të vajzave për t’u stërvitur përkon me qëllimin për t’u prezantuar me një performancë sa më mirë në “Billie Jean King Cup”.
I urojmë stërvitje të mbarë ekipit dhe suksese në vazhdim!