Federata Shqiptare e Tenisit

Vitor Cabral në Shqipëri. Zhvillohet “ITF Parents Workshop Level 1”

Fillimi i këtij muaji shënoi vizitën e përfaqësuesit të Federatës Botërore të Tenisit, Vitor Cabral (ITF Development Officer Europe). Vitor Cabral organizoi kursin për të gjithë prindërit që kanë fëmijë të angazhuar në sportin e tenisit në Shqipëri “ITF Parents Workshop Level 1” në “National Sport Park” në Tiranë. Bashkë me njohuritë e prezantuara dhe diskutimet në këtë kurs prindërit u njohën me platformën online të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF Academy), ku mund të gjejnë informacione dhe kurse të vlefshme përgjatë gjithë vitit. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Vitor Cabral krijoi mundësinë e takimit me përfaqësues të klubeve të ndryshme dhe tenistëve në vend. Konkretisht ai ishte i pranishëm në klubet respektive të qyteteve si Tirana, Korça, Vlora dhe Shkodra, duke parë nga afër zhvillimet e arrituara, lojtarët më të talentuar, por edhe duke diskutuar problematikat që has çdo klub dhe federata si dhe projektet për të ardhmen. Për Cabral ishte hera e parë për të në disa prej këtyre qyteteve, ku në qytetin e Korçës realizoi një takim me kryebashkiakun Sotiraq Filo ku u bisedua për qëllimet e kësaj bashkie në të mirë të zhvillimit të mëtejshëm të tenisit në Korçë. Gjatë kthimit nga Korça, Vitor Cabral gjati kohën të ndalojë në Pogradec në një takim me zv.Kryetaren e Bashkisë Entela Gusho dhe përfaqësues të tjerë të kësaj bashkie. Ndër të tjera në këtë takim u diskutua rreth infrastrukturës së tenisit në qytet si element kyç për zhvillimin e këtij sporti. Vitor Cabral largohet me përshtypjet më të mira nga Shqipëria dhe me synime të reja bashkëpunimi mes Federatës Ndërkombëtare të Tenisit dhe federatës sonë.

NCCA – Kristal Dule bëhet tenistja e parë femër përfaqësuese e “NC Wesleyan Women’s Sports”

Tenistja e talentuar shqiptare Kristal Dule bëhet tenistja e parë femër e përzgjedhur ndonjëherë si përfaqësuese e “NC Wesleyan Women’s Sports” për të konkurruar në Kampionatin Kombëtar Individual të NCAA në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I urojmë shumë fat tenistes sonë dhe na bën vërtetë krenar me arritjet e saj edhe përtej oqeanit. Suksese Kristal!

“Tirana Open 2023 – ITF World Tennis Tour Juniors – J30” shpall fituesit

Shpërndahet trofetë për fituesit e turneut ndërkombëtar të kategorisë U18 Vajza dhe Djem “Tirana Open 2023 – ITF World Tennis Tour Juniors – J30”, në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si: Suedi, Australi, Francë, Brazil, Slloveni, Izrael, Britani e Madhe por edhe nga Shqipëria si lojtarët: Gresi Bajri, Rea Qinami, Arlis Muka, Kledi Gaba, Lionel Boçi, Joan Sura. Fitues në kategorinë U18 Djem u shpall Sebastian Chodura me rezultatin 7-5, 6-1 në finale ndaj Daniel Bien, të dy nga Çekia. Fituese në kategorinë U18 Vajza u shpall Daria Raimondo ndaj italianes tjetër Alice Noascon Fragno me rezultatin 6-1, 6-1. Në kategorinë U18 Djem Doubles fitues rezultuan dyshja e djemve çekë, Daniel Bien dhe Sebastian Chodura, pasi mundën në finale dyshen e djemve turq, Cem Atlamis dhe Deniz Ture, 6-2 ret. Në kategorinë U18 Vajza Doubles fituese rezultuan dyshja e vajzave nga Britania e Madhe, Louise Booker dhe Elizabeth Evans me rezultatin 6-2, 5-7, 10-6 në finale ndaj dyshes së vajzave italiane Sveva Pieroni dhe Daria Raimondo. Tenistët pjesëmarrës në “Tirana Open 2023 – ITF World Tennis Tour Juniors – J30” largohen me përshtypjet më të mira në lidhje me organizimin e turneve ndërkombëtarë tashmë traditë prej vitesh në kryeqytet. I urojmë suksese të gjithëve dhe shumë fat në vijim!

Ares Ferhati, në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour”

Ares Ferhati arrin në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Ferhati mundi me rezultatin e thellë 6-0, 6-0 kundërshtarin e tij nga Turqia Aden Berk Van dhe i siguroi vetes çerekfinalen e këtij turneu të rëndësishëm. Sot Ares Ferhati do të përballet me tenistin gjerman Richard Chanbour. Po ashtu Anjel Hoxha fitoi ndaj Defne Yasar nga Turqia me rezultatin 4-0, 4-0 duke shkuar kështu në gjysmëfinale Consolation. I urojmë fitore të tjera në vijim tenistëve shqiptar!

“Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour U12”

Në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë po zhvillohet turneu ndërkombëtar “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” për kategorinë U12 vajza dhe djem. Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme të botës si Gjermani, Itali, Turqi, Poloni etj. por edhe tenistë shqiptarë. Në përballjet e para dje mes tyre janë arritur edhe fitoret e para të tenistëve shqiptarë, ku: Ares Ferhati fitoi me rezultatin 6-1, 6-3 ndaj Kiril Kruglyk nga Ukraina ndërsa sot fitoi ndaj Sergio Buccarella me rezultatin e thellë 6-1, 6-0 Arbër Dano fitoi me Vasilij Zakoski nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 6-2, 6-3. Drejtor turneu i “Tirana Open – Tennis Europe Junior Tour” është Albi Sulo dhe Kryegjyqtar Çetin Kesici. I urojmë suksese të gjithë tenistëve tanë sot por edhe në vazhdim.

Kledi Gaba fitues i turneut “Tennis Plus – Durrësi Open”

“Tennis Plus – Durrësi Open” ishte turneu i mbyllur me sukses këtë fundjavë në qytetin e Durrësit për kategorinë U18. Kledi Gaba u shpall fitues i këtij turneu pas fitores në finale ndaj Onix Shkurta me rezultatin 6-2, 6-2. I urojmë suksese të tjera në vazhdim të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

Turneu “NSP Junior” shpall fituesit

Ka përfunduar me sukses këtë fundjavë turneu “NSP Junior” për kategoritë ROG, U10, U12 dhe U14 Vajza dhe Djem në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë. Fitues i kategorisë U14 Djem u shpall Denis Gaba pas finales me Alex Priftin me rezultatin 6-2, 6-2. Enki Hyseni u shpall fituese në kategorinë U14 Vajza pas fitores me rezultatin 6-4, 6-0 ndaj Ariel Sulovarit. Në kategorinë U12 Djem fitues u shpall Ares Ferhati pasi mundi në finale Arbër Danon me rezultatin 6-1, 6-4. Në kategorinë U12 Vajza fituese u shpall Anjel Hoxha me rezultatin 6-2, 6-1 në finale ndaj Ola Danos. Në kategorinë U10 Djem fitues rezultoi Joni Gaba ndërsa në kategorinë U10 Vajza fituese u shpall Lina Rexha. Në kategorinë U9 Vajza fituese u shpall Katalea Preni dhe U9 Djem fitues rezultoi Akid Pistorja. I urojmë shumë suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës dhe fituesve!

Federata Shqiptare e Tenisit merr çmim nga Federata Botërore e Tenisit (ITF)

Për herë të parë në historinë e tenisit shqiptar, Presidenti Ferdinand Sulo dhe Sekretari i Federatës Shqiptare të Tenisit Klaus Bardeli morën në dorëzim çmim nga Federata Boterore e Tenisit ITF p%r Federatën Shqiptare të Tenisit. Trofeu u dorëzua nga Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) David Haggerty dhe Presidenti i Federatës Europiane të Tenisit (Tennis Europe) Ivo Kaderka në ceremoninë e organizuar nga në Mbledhjen Vjetore të Përgjithshme në Barcelonë të Spanjës me motivacionin “Vlerësim për përparimin e shkëlqyer në zhvillimin e tenisit”. Një çmim i tillë nuk ishte marrë kurrë nga Shqiperia dhe as nga shumë vende në botë. Me këtë çmim vlerësohet maksimalisht puna profesionale e stafit të FSHT, zmadhimi i investimeve dhe rritja e tenisit, i cili dukshëm është zhvilluar gjatë viteve të fundit në vend.

Turneu i Pranverës; Kledi Gaba dhe Arbër Sulstarova fitues

Ka përfunduar me sukses Turneu i Pranverës në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Fitues u shpall Arbër Sulstarova pas finales me Kledi Gaba me rezultat 6-2, 6-3. Falenderojmë të gjithë tenistët për ndeshjet e bukura dhe i urojmë suksese në vijim!