Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Gresi Bajri kampione e  ITF WORLD TENNIS TOUR JUNIORS ‘Shkodra Open 2023’

Sot, është zhvilluar finalja e vajzave në Singles të turneut ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors ‘Shkodra Open 2023’.🎾
Gresi Bajri është shpallur kampione në Singles duke mposhtur tenisten nga Italia, Beatrice Veltri me rezultatin 6-3 6-3. 🎾
Kujtojmë se Bajri ditën e djeshme është shpallur kampione në Doubles bashkë me Alexandra Magia pasi mposhtën në finale Eleni Chatziavraam dhe Turan Deniz pas një ndeshje mjaft interesante me rezultat 6-2 4-6 10-2.🎾
Shumë urime Gresi dhe suksese në turnetë e radhës!