Shpallen fituesit e turneut ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour “National Sport Park Open 2026” U12, Category 2, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, i cili u zhvillua gjatë datave 31 Gusht – 5 Shtator 2026 në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park”, Tiranë.
Në këtë turne të nivelit ndërkombëtar morën pjesë tenistë të rinj nga vende të ndryshme, duke sjellë në Tiranë një javë të mbushur me konkurrencë, emocione dhe ndeshje të nivelit të lartë në kategorinë U12.
Një paraqitje shumë të mirë zhvilluan edhe tenistët shqiptarë, me Jonis Gabën që arriti finalen në Singles dhe u shpall kampion në Doubles, së bashku me Andreas Gregoriou nga Qipro.
Fituesit dhe finalistët e turneut:
Djem Singles
Vajza Singles
Djem Doubles
Vajza Doubles
Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti të rëndësishëm të Tennis Europe në Shqipëri.











