Arbër Dano shpallet finalist në turneun ndërkombëtar TEJT ‘Shkodra Open 2025’

Arbër Dano shpallet finalist Doubles në turneun Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 14&U, Category 3. Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Shkodra Tennis Club organizoi me sukses turneun ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 14&U, Category 3 i mbajtur gjatë datave 22- 26 Shtator, në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në këtë turne morën pjesë djem dhe vajza tenistë nga shtete të ndryshme të botës. Tenisti shqiptar Arbër Dano së bashku me tenistin malazez Petar Stankovic u shpallën finalist në përballjet Doubles pas një ndeshje të fortë me dyshen Ivan Pyachura nga Rusia dhe Darius Alexandru Ratiu nga Romania me rezultatin 7-6, 6-2. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive ishin: Girls Singles Winner: Valeria Sokal Finalist: Maria Terpelyuk Boys Singles Winner: Ben Arjen Wenger Finalist: Ivan Pyachura Girls Doubles Winners:Nadja Knezevic/ Maria Terpelyuk Finalists: Anesa Ismajli/ Albina Khabibullina Boys Doubles Winners: Ivan Pyachura/ Darius Alexandru Ratiu Finalists: Arben Dano/ Petar Stankovic Urime tenistin tonë Arbër Dano dhe të gjithë pjesëmarrësve e shumë suksese në vazhdim!
Turneu Ndërkombëtar ITF “NSP Open J60” në Tiranë

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Eralb Club, organizoi me sukses turneun ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors J60 “NSP Open”, i cili u zhvillua nga 20 deri më 27 shtator 2025 në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort”, në Tiranë. Turneu për grupmoshën U18 mirëpriti talente të rinj nga shumë vende të botës, të cilët garuan në disiplina singles dhe doubles, për djem dhe vajza. Fituesit e kategorive kryesore ishin: Boys Singles U18 Christian Pizzolante (ITA) mposhti Jules Rimbaud (FRA) me rezultatin 7-5, 6-3. Girls Singles U18 Fang Yushang (CHN) mposhti Elisabetta Allegra (ITA) me rezultatin 6-2, 6-3. Boys Doubles U18 LorenzoDe Vizia / ChristianPizzolante (ITA) fituan ndaj Artem Golikov / YahavMeresse (ISR) me rezultatin 6-2, 6-2. Girls Doubles U18 Fang Yushang (CHN) / Elisabetta Allegra (ITA) fituan Marina Markina (LAT) / Kristyna Prikrylova (CZE) me rezultatin 6-2, 7-5. Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe shumë suksese në garat e ardhshme!
“Korça Junior 2025”, turneu ROG & U14 mbyllet me sukses

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club ka organizuar turneun “Korça Junior” në qendrën sportive të qytetit të Korçës, në kategoritë: ROG U14 Djem & Vajza Fituesit e turneut “Korça Junior 2025” janë: Red – Vajza Fituese: Marisa Larti Finaliste: Sofia Robo Orange– Djem Fitues: Teodor Ljepuri Finalist: Kelvi Burda Green – Vajza Fituese: Debora Gjinarali Finaliste: Ajla Cano U14 – Vajza Fituese: Aleksia Beta Finaliste: Haidi Hysaj U14 – Djem Fitues: Ares Ferhati Finalist: Kleis Rota Urime të gjithë fituesve dhe falënderime për të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët!
‘Shkodra Open 2025’ 16&U, Category 3 shpall fituesit

Përfundon me sukses turneu ndërkombëtar Tennis Europe Junior Tour ‘Shkodra Open 2025’ 16&U, Category 3 i mbajtur gjatë datave 15-19 shtator në Adriatic Tennis Park në Shkodër. Në këtë turne morën pjesë tenistë nga shtete të ndryshme. Falenderojmë të gjithë ata që ndihmuan dhe kontribuan në realizimin e këtij turneu me sukses! Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Girls Singles Winner: Valeria Sokal Finalist: Maria Terpelyuk Boys Singles Winner: Marko Aleksovski Finalist: Denis Gaba Girls Doubles Winners:Eirini Bekiari. Antonia Anastasia Papagapitou Finalists: Nadja Knezevic/ Maria Terpelyuk Boys Doubles Winners: Marko Aleksovski/ Ivan Pyachura Finalists: Thanos Heropoulos/ Vasileios Lykouresis Suksese të gjithë pjesëmarrësve!
Floid Kaso finalist në “National Sport Park Open U12 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2025”

Tenisti Floid Kaso së bashku me Edon Ademin nga Mali i Zi shpallen finalistë në kategorinë Djem Doubles 12 në turneun ndërkombëtar “National Sport Park Open U12 – TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR 2025”-Category 2, të zhvilluar nga data 1–7 Shtator në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë. Në këtë turne morën pjesë mbi 80 tenistë nga shumë shtete të ndryshme të Europës dhe botës, si: Francë, Turqi, Rumani, Itali, Greqi, por edhe tenistë shqiptarë. Fituesit dhe finalistët sipas kategorive: Djem Singles Fitues: Leo Josse (Francë) Finalist: Altaïr Juassov (Kazakistan) Vajza Singles Fitues: Matilde Pozza (Zvicër) Finaliste: Lina Redza (Kosovë) Djem Doubles Fitues: Altaïr Juassov (Kazakistan) & Sergej Nikolic (Serbi) Finalistë: Edon Ademi (Mal i Zi) & Floid Kaso (Shqipëri) Vajza Doubles Fitues: Lina Redza (Kosovë) & Matilde Pozza (Zvicër) Finaliste: Ilaria Kerciku (Itali) & Maria Nica (Rumani) Urime të veçanta për suksesin e tenistit shqiptar Floid Kaso dhe të gjithë fituesve e pjesëmarrësve të këtij turneu prestigjioz.
Arbër Dano mbërrin në Torino për të përfaqësuar Shqipërinë në programin ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025–2026”

Tenisti shqiptar Arbër Dano ka mbërritur dje në Torino, Itali, ku do të marrë pjesë në programin prestigjioz “Little Tennis Champions 2025–2026”, një nismë ndërkombëtare e organizuar nga I Tennis Foundation në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit. Ky program synon zhvillimin e talenteve të rinj nga Italia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova, përmes eksperiencave unike stërvitore dhe garuese në disa nga qendrat më të njohura të tenisit evropian. Nga data 13 deri më 18 Korrik, Arbër Dano do të marrë pjesë në një kamp stërvitor për përmirësim taktik në ambientet e Circolo della Stampa Sporting në Torino, nën drejtimin e disa prej trajnerëve më të njohur në skenën ndërkombëtare: Gipo Arbino – trajneri historik i Lorenzo Sonego Simone Tartarini – trajneri i Lorenzo Musettit Ky është një hap i rëndësishëm për karrierën e Arbërit. I urojmë shumë suksese në këtë aventurë dhe jemi të sigurt se do të përfaqësojë vendin me dinjitet dhe përkushtim.
“Korça Open 2025” ka përfunduar me sukses!

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club ka organizuar turneun “Korça Open” në qendrën sportive të qytetit të Korçës, duke sjellë dy ditë plot emocione dhe konkurencë për të rinjtë në kategoritë: ROG U14 Djem & Vajza Turneu mblodhi sportistë të vegjël dhe të apasionuar nga e gjithë Shqipëria. Fituesit e turneut “Korça Open 2025” janë: Orange– Djem Fitues: Piter Papamihal Finalist: Todor Ljepuri Orange – Vajza Fitues: Hera Osmani Finaliste: Irsel Spahiu Green – Djem Fitues: Ilian Tase Finalist: Kristi Stamuli Green – Vajza Fitues: Mirabella Lamina Finaliste: Helia Hysaj U14 – Vajza Fitues: Ola Dano Finaliste: Nergis Nikprelaj U14 – Djem Fitues: Arbër Dano Finalist: Ares Ferhati Urime të gjithë fituesve dhe falënderime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit, trajnerët dhe prindërit për mbështetjen!
Përfundoi me sukses faza e rradhës përzgjedhëse e “LTC 2025–2026” në Tiranë

Në datat 24–25 Qershor 2025, në ambientet e Qendrës Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, u zhvillua faza përzgjedhëse në fushë për lojtarët e përzgjedhur nga Shqipëria dhe Kosova në kuadër të programit ndërkombëtar “Little Tennis Champions 2025–2026.” Kjo fazë është pjesë e projektit të përbashkët midis Federatës Shqiptare të Tenisit dhe I Tennis Foundation, që ka si synim identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj në tenis nëpërmjet një programi vjetor me mbështetje teknike dhe edukative. Gjatë dy ditëve, lojtarët e përzgjedhur morën pjesë në: Seanca trajnuese në fushë. Prezantim të programit për prindërit dhe fëmijët. Ndeshje vlerësuese dhe intervista individuale. Stërvitja u drejtua nga trajnerët italianë Simone Bongiovanni, Alfredo Santacroce dhe Tommaso Garello, të cilët ndoqën nga afër çdo lojtar në aspektin teknik, fizik dhe psikologjik. Qëllimi i kësaj faze ishte përzgjedhja përfundimtare e lojtarëve që do të bëhen pjesë e programit të bursave, duke përfituar trajnim elitar dhe pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare gjatë sezonit 2025–2026. Emrat e lojtarëve të përzgjedhur do të shpallen ditën e diel. Urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve në këtë etapë të rëndësishme drejt zhvillimit të tyre profesional në fushën e tenisit!
Momente nga “Davis Cup EU IV” në Tiranë

Disa momente nga “Davis Cup EU IV” – Kupa e Botës në Tenis, e cila u zhvillua për herë të dytë në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Shqipëri “National Sport Park”. Kjo ngjarje prestigjioze u bë e mundur falë infrastrukturës moderne dhe përmirësimit të vazhdueshëm të aftësive dhe standardeve organizative të Federatës Shqiptare të Tenisit. Organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm sportiv, për herë të dytë rradhazi në Shqipëri ishin: Klaus Bardeli dhe Albi Sulo.
Ceremonia përmbyllëse e Kupës Botërore të Tenisit “2025 Davis Cup Europe Group IV”

Davis Cup Europe Group IV u mbyll me sukses për të dytin vit radhazi në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park” në Tiranë, duke dëshmuar edhe një herë kapacitetin organizativ të Shqipërisë për të pritur evente ndërkombëtare të nivelit të lartë në sportin e tenisit. Kosova dhe Azerbajxhani promovohen në Grupin III të Europës. Në ndeshjet “Promotion Play-Off”, ekipi i Kosovës mposhti Andorrën me rezultatin 2-1, ndërsa Azerbajxhani mundi Lihtenshtejnin me rezultatin 2-0. Në fazën grupore, Azerbajxhani fitoi dy ndeshjet e luajtura kundër Andorrës dhe San Marinos (Grupi A), ndërsa Kosova doli fituese në të tre ndeshjet e saj kundër Lihtenshtejnit, Shqipërisë dhe Islandës (Grupi B). Pavarësisht përpjekjeve, Shqipëria nuk arriti rezultate pozitive, duke humbur përballjet me Kosovën, Lihtenshtejnin dhe Islandën. Në ceremoninë përmbyllëse, e zhvilluar në një atmosferë festive, u shpërndanë medalje për lojtarët, kapitenët dhe trajnerët e ekipeve fituese, Kosovën dhe Azerbajxhanin. Urojmë suksese të mëtejshme për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, si dhe falënderojmë të gjithë personat dhe institucionet e angazhuara në organizimin e këtij eventi të rëndësishëm sportiv në Shqipëri.