Ka përfunduar me sukses turneu ndërkombëtar i nivelit botëror ITF World Tennis Tour Juniors ‘Tirana Open 2026’ J30 Tirana, i mbajtur gjatë datave 11-16 Maj në Qendrën Kombëtare të Tenisit “National Sport Park Resort” si bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Tenisit me Tennis Eralb Club.
Në këtë turne morën pjesë mbi 130 tenistë nga shtete të ndryshme të botës, mes të cilëve edhe tenistë shqiptarë si Denis Gaba që arriti deri në çerekfinale.

Fituesit dhe finalistët sipas kategorive:
Djem Singles

Fitues: Antonio Di Rubba nga Italia

Finalist: Joao Pedro Nardi nga Italia
Vajza Singles

Fituese: Aurora Piccinini nga Italia

Finaliste: Nathalie Charlize Miskovsky nga Çekia
Djem Doubles

Fitues: Attila Montague nga SHBA & Nico Sommer nga Zvicra

Finalistë: Joao Pedro Nardi dhe Daniel Tonucci nga Italia
Vajza Doubles

Fituese: Natalie Irahola nga Çekia & Aurora Piccinini nga Italia

Finaliste: Julia Ehrenberger & Anna Posch nga Austria
Falënderojmë të gjithë tenistët pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese në vazhdim!
Tagged 2026, albania, albaniantennisfederation, federatashqiptareetenisit, NationalSportPark, QendraKombetareeTenisit, tennis, tirana, tournament, u18, winners