Federata Shqiptare e Tenisit

Еkipi kombëtar U14 mbyll javën e trajnimit në Prostejov të Çekisë

Еkipi kombëtar shqiptar i kategorisë U14 mbyll javën e trajnimit, në Prostejov të Çekisë, me trajnerin e mirënjohur Jiri Novak (ish-lojtar profesionist me renditje nr.5 ATP). Tenistët tanë: Kledi Gaba, Damian Methasani, Ajri Hoxha dhe Emili Bilali patën mundësinë të stërviten në mënyrë intensive përgjatë këtyre ditëve në “Tenis Klub Prostejov ” Çeki. Ekipi shqiptar ishte nën kujdesin e trajnerit kombëtar Tedi Kaso. Federata Shqiptare e Tenisit shprehet falenderuese ndaj Tennis Europe, bashkëpinimi me të cilën solli realizimin e këtij kursi të vlefshëm për rritjen e nivelit profesional të ekipi tonë U14.

Еkipi kombëtar U14 stërvitje me trajnerin e shquar Jiri Novak në Çeki

Еkipi kombëtar shqiptar i kategorisë U14 ndodhet në Prostejov të Cekisë nga data 10 Korrik deri më 16 Korrik. Ekipi ynë do të ketë mundësinë të stërvitet me trajnerin e shquar Jiri Novak, ish-lojtar profesionist me renditje nr.5 ATP. Ky kurs trajnimi vjen si bashkëpunim mes Tennis Europe dhe Federatës Shqiptare të Tenisit. Tenistët tanë: Kledi Gaba, Damian Methasani, Ajri Hoxha dhe Emili Bilali do të kenë mundësinë të zhvillojnë mëtej aftësitë e tyre tenistike duke ndikuar në performancën e tyre në kompeticionet e ardhshme. Ekipi shqiptar shoqërohet nga trajneri zyrtar Tedi Kaso përgjatë kësaj eksperience.

Alex Prifti, fitorja e parë në Greqi “Ptolemaida Juniors – Tennis Europe”

Alex Prifti, fitorja e parë e ekipit kombëtar shqiptar në turneun ndërkombëtar në Greqi “Ptolemaida Juniors – Tennis Europe”. Alex Prifti fitoi me rezultatin 7-5, 6-4, 14-12 ndaj rivalit të tij Efthimis Tzimas pas një ndeshje të fortë dhe plot emocion. I urojmë suksese Alex në vijim! Pjesëmarrës në këtë turne për kategorinë U12 janë tenistët shqiptarë: Anjel Hoxha, Enki Hyseni, Alex Prifti, Ares Ferhati, Ditan Mulliqi dhe Arbër Dano nën shoqërimin e trajneres Elda Vukatana.

Fituesit e “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”

Përfundojnë finalet e turneut  “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”. Fitues në kategorinë Doubles Djem u shpallën Vladimir Anatol GRINTESCU nga Rumania dhe Mateusz LANGE nga Polonia me rezultatin 6-2, 6-2 ndaj dyshes Mars ARGUN nga Turqia dhe Riccardo SURANO nga Italia. Fituese në kategorinë Doubles Vajza u shpallën dyshja belge Zita BERCKMANS dhe Katarina KUJOVIC ndaj tenistes shqiptare Rea QINAMI dhe Hanna GIZEWSKA nga Polonia me rezultatin 6-2, 6-1. Mateusz LANGE nga Polonia dhe Katarina KUJOVIC nga Belgjika triumfojnë në finalet e kategorisë Singles të turneut ndërkombëtar  “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” të zhvilluar në Tiranë. Mateusz LANGE fitoi me rezultatin 7-6(5),6-1 ndaj amerikanit Nathan MANSFIELD, ndërsa Katarina KUJOVIC fitoi me rezultatin 7-6(6),6-0 ndaj tenistes italiane Annathea SARA.

Rea QINAMI prek finalen e “NSP 2022-TEJT 16&Under” në kategorinë Girls Doubles

Rea QINAMI, një tjetër teniste shqiptare prek finalen e turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” në kategorinë Girls Doubles. Rea QINAMI dhe Hanna GIZEWSKA nga Polonia kanë arritur në finale pasi mundën kundërshtaret Emma KATARINA nga Gjermania dhe Kiara Nina KUCIKOVA nga Sllovakia me rezultatin 5-7, 6-3, 12-10. I urojmë fitoren Rea QINAMIT në finalen doubles nesër!

Valentina MERKU në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”

Valentina MERKU në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”. Tennistja shqiptare ka arritur të mposhtë kundërshtaren e rradhës nga Italia, Elisabetta GUGLIELMI me rezultatin e thellë 6-0, 6-0 duke pozicionuar kështu veten në çerekfinale. Edhe pse në çerekfinale Valentina mundet nga tenistja belge Marilyn VAN BREMPT, me rezulatin 7-5, 7-6(2), performanca e tenistes sonë është për t’u vlerësuar. Urojmë suksese të tjera për Valentina MERKU.

Tenistët shqiptarë në turneun ndërkombëtar “NSP Open Tennis Europe Junior Tour”

Ka filluar turneu ndërkombëtar “National Sport Park” në Qendrën Kombëtare të Tenisit, Tiranë. Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Europe organizojnë turneun “National Sport Park” për kategorinë U16 vajza dhe djem. Në këtë turne marrin pjesë tenistë nga vende të ndryshme të Europës dhe botës por edhe tenistë shqiptarë si: Gresi Bajri, Keisi Kalushi, Valentina Merku, Amina Xhaferi, Rea Qinami, Arlis Muka, Damian Methasani, Joan Sura, Tedi Teferici. Ndeshjet kanë filluar dhe i urojmë shumë sukses përfaqësuesve shqiptarë!

Gresi Bajri fiton turneun “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour!

Tenistja Gresi Bajri shpallet fituese e turneut ndërkombëtar “Tirana Open U16” Tennis Europe Junior Tour për kategorinë U16 Vajza Singles. Bajri fitoi në finale ndaj tenistes italiane Giorgia PATTI me rezultatin 6-1,2-6, 6-2, një arritje kjo e admirueshme nga tenistja shqiptare. Ndërsa në kategorinë U16 Djem Singles fitues u shpall Pierluigi BASILE nga Italia ndaj tenistit amerikan Nathan MANSFIELD me rezultatin 7-6(5), 6-4. Në kategorinë Vajza Doubles fituese u shpallën Emma Katarina FORGAC nga Gjermania dhe Alexandra MAGIA nga Greqia, ndërsa në kategorinë Djem Doubles fitues rezultuan Maxwell CASTLE nga Britania e Madhe dhe Vladimir Anatol GRINTESCU nga Rumania. Të pranishëm në dhënien e trofeve ishin Presidenti i KOKSH, z.Fidel Ylli, Zv.Ministri i Arsimit dhe Sportit z. Endrit Hoxha, Presidenti i FSHT, z.Ferdinand Sulo, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z.Gerti Shima dhe Kryegjyqtari i turneut z. Cetin Kesici. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHT, z.Klaus Bardeli. I urojmë suksese fituesve dhe të gjithë tenistëve të cilët u bënë pjesë e këtij turneu të bukur!

“Tirana Open” turneu i kategorisë U16 i organizuar nga Tennis Europe dhe FSHT

Turneu “Tirana Open” i organizuar  nga Tennis Europe dhe Federata Shqiptare e Tenisit është turneu i rradhës i kategorisë U16 që po zhvillohet në Qendrën Kombëtare të Tenisit në Tiranë, me pjesëmarrjen e lojtarëve nga shtete të ndryshme. Në këtë turne marrin pjesë edhe tenistë të talentuar shqiptarë si: Gresi BAJRI, Arlis MUKA, Damian METHASANI, Amina XHAFERI, Rea QINAMI, dhe Joan SURA. I urojmë suksese të gjithë tenistëve!