Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Alex Prifti, fitorja e parë në Greqi “Ptolemaida Juniors – Tennis Europe”

Alex Prifti, fitorja e parë e ekipit kombëtar shqiptar në turneun ndërkombëtar në Greqi “Ptolemaida Juniors – Tennis Europe”.

Alex Prifti fitoi me rezultatin 7-5, 6-4, 14-12 ndaj rivalit të tij Efthimis Tzimas pas një ndeshje të fortë dhe plot emocion.

I urojmë suksese Alex në vijim!

Pjesëmarrës në këtë turne për kategorinë U12 janë tenistët shqiptarë: Anjel Hoxha, Enki Hyseni, Alex Prifti, Ares Ferhati, Ditan Mulliqi dhe Arbër Dano nën shoqërimin e trajneres Elda Vukatana.