Federata Shqiptare e Tenisit

info@albaniantennis.com

Fituesit e “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”

Përfundojnë finalet e turneut  “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under”.
Fitues në kategorinë Doubles Djem u shpallën Vladimir Anatol GRINTESCU nga Rumania dhe Mateusz LANGE nga Polonia me rezultatin 6-2, 6-2 ndaj dyshes Mars ARGUN nga Turqia dhe Riccardo SURANO nga Italia.
Fituese në kategorinë Doubles Vajza u shpallën dyshja belge Zita BERCKMANS dhe Katarina KUJOVIC ndaj tenistes shqiptare Rea QINAMI dhe Hanna GIZEWSKA nga Polonia me rezultatin 6-2, 6-1.
Mateusz LANGE nga Polonia dhe Katarina KUJOVIC nga Belgjika triumfojnë në finalet e kategorisë Singles të turneut ndërkombëtar  “NSP 2022-Tennis Europe Junior Tour 16&Under” të zhvilluar në Tiranë.
Mateusz LANGE fitoi me rezultatin 7-6(5),6-1 ndaj amerikanit Nathan MANSFIELD, ndërsa Katarina KUJOVIC fitoi me rezultatin 7-6(6),6-0 ndaj tenistes italiane Annathea SARA.